Mariçiq në takim me drejtoreshën e re të IRA, Desisllava Gotskova

    Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiqi sot realizoi takim me drejtoreshën e re të Iniciativës Rajonale për Antikorrupsion (IRA), Desisllava Gotskova, duke shprehur, siç theksohet në kumtesën e kabinetit të tij, bindje se bashkëpunimi në luftën kundër korrupsionit të vazhdohet dhe thellohet.

    Mariçiqi, në takim, theksoi se lufta kundër korrupsionit është lartë në agjendën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për çfarë, siç theksohet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë, flet edhe mbështetja dhe nënshkrimi i Memorandumit për shkëmbim të të dhënave për  verifikim të deklaratave të gjendjes pronësore që ishte përgatitur në kuadër të Iniciativës Rajonale për Antikorrupsion (IRA).

    Këtë marrëveshje, theksohet në kumtesë, e nënshkruan Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Serbisë dhe Republika e Malit të Zi, në mars, të këtij viti, ndërsa ratifikimi i saj në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut pritet nga fundi i këtij viti./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    10 golashënuesit më të mirë të fazës së grupeve ‘Euro 2020’

    Lajmi i rradhës

    Një tentacion që shërben shpërbërjen e Maqedonisë së Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë