Mariçiq: Qeveria dëshiron t’i fillojë negociatat me BE-në, por jo me çdo çmim

    Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq tha gjatë emisionit “Top Tema” në TV Telma se, Qeveria dëshiron t’i fillojë negociatat me BE-në, por jo me çdo çmim dhe jo në dëm të interesave shtetërore gjatë zgjidhjes së kontestit me Bulgarinë.

    Ai potencoi se, muaji qershor si vendimtar për marrjen e datës është përmendur nga BE, për shkak të situatës gjeopolitike me luftën në Ukrainë.

    “BE është ajo e cila nën presionin e situatës gjeopolitike, filloi e para të komunikojë qershorin si datë dhe komesari Varheji dhe zëdhënësit zyrtarë të BE-së. Ajo do të thotë se ka ndonjë ndjenjë të urgjencës në BE. Megjithatë, ne nuk kemi për qëllim të bëjmë hap i cili do t’i dëmtonte interesat tona”, tha Mariçiq.

    Ai tha se, dëshirojnë t’i fillojnë negociatat me marrëveshje fer, e cila nuk do ta cenojë dinjitetin dhe identitetin tonë. Mariçiq shtoi se, në këto kohëra kur në tokën e Evropës ka sërish luftë, e pamë se çfarë do të thotë dhe dha është e rëndësishme NATO-ja për sigurinë e rajonit.

    “Maqedonia e Veriut nuk duhet të devijojë nga rruga evropiane dhe ai synim i yni duhet të jetë këmbëngulës sepse ne e dimë pse duam aty, pse duam çfarë shteti duam të ndërtojmë dhe e dimë se meritojmë të jemi anëtare të BE-së”, tha ai.

    Komisioneri i BE-së për zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë Oliver Varheji pas takimit që realizoi të premtën (20 maj) me liderët bullgarë – presidentin Rumen Radev, kryeministrin Kiril Petkov dhe ministren e jashtme bullgare Teodora Gençovska, ta se pret që në afat prej tre javësh Sofja të pajtohet për fillimin e procesit të negociatave me Shkupin.

    “Për tre javë do të kthehem në Sofje për të gjetur gjuhë të përbashkët dhe mbështetje nga Bullgaria për të filluar procesin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut në qershor”, shkroi në Twitter komisioneri i BE-së Oliver Varhei pas takimit me kryeministrin bullgar Petkov.

    Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.

    Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

    Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

    Lajmi Paraprak

    Ura që do të transformojë udhëtimin në Ballkan

    Lajmi i rradhës

    Punëtorëve të Maqedonisë së Veriut nuk u paguhen orët shtesë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë