“Marrëveshja e Prespës është ende temë e ndjeshme si për qytetarët e RMV-së, por edhe të Greqisë”

    Hulumtimi i opinionit publik nga Instituti për demokraci “Societas Civilis” dhe Njësia e hulumtime të opinionit publik pranë Universitetit Maqedonia në maj të këtij viti, thotë se Marrëveshjes së Prespës është ende temë e ndjeshme për shumë qytetarë si të RMV, por edhe të Greqisë, përcjell Nistori.

    “Publiku në të dy vendet mbetet i ndarë në lidhje me perspektivat e Marrëveshjes së Prespës dhe efektet e saj në jetën politike dhe shoqërore në vendet e tyre. Ndërsa shumë qytetarë në të dy vendet i pranojnë përfitimet e zgjidhjes së mosmarrëveshjes për emrin, shumica e popullsisë ka pikëpamje negative në lidhje me Marrëveshjen e Prespës. Shumica e qytetarëve në të dy vendet e njohën rëndësinë e mosmarrëveshjes për emrin dhe pranuan që zgjidhja e tij ishte një kompromis që duhej bërë”, thuhet në këtë hulumtim.

    Aty shtohet se zbatimi i Marrëveshjes prek çështje delikate në lidhje me identitetet etnike dhe kombëtare që konsiderohen faktorë kryesorë të pakënaqësisë me Marrëveshjen e Prespës.

    Lajmi Paraprak

    Manuel Locatelli bën gjestin e njëjtë si Ronaldos, largon shishet e Coca-Colas në konferencën për shtyp (Video)

    Lajmi i rradhës

    Mjalti më i mirë, hojet e bletëve me vlerat më të mira për shëndetin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë