Marrëveshja për pagën e janarit me rritje, nuk ka marrë miratimin e Financave

    Punonjësit e universiteteve shtetërore duket se nuk do të marrin rritje në paga nga janari i këtij viti pavarësisht Marrëveshjes kolektive të firmosur më 29 dhjetor 2022, mes Sindikatës së Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” dhe ish kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi në cilësinë e personit të autorizuar nga themeluesi i Universitetit, gjegjësisht Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Kreu i Sindikatës së Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij”, Angel Ristov përmes telefonit tha se për këtë çështje do të prononcohet pas disa ditësh, pasi sipas tij pagat e punonjësve në universitete lëshohen më datë 15 të muajit.

    Sipas burimeve të Alsat, marrëveshja kolektive tashmë e firmosur nuk ka marr miratimin e Financave e madje nuk ka zbatuar procedurat e mëtejme, regjistrimin në Regjistrin e Marrëveshjeve kolektive në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

    Këtë të fundit për Alsat e konfirmoi edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Nga ky dikaster thanë se Marrëveshja kolektive e firmosur mes themeluesit dhe USHKM-së ende nuk është regjistruar në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. “Nuk kemi dokument përcjellës, në momentin që do të kemi një dokument të tillë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do e shqyrtojmë”, thanë MASH.

    Në qershor të vitit 2022, punonjësit e Universitetit, “Shën Kirili dhe Metodij” protestuan për rritje pagash. Përmes një proteste, Lidhja e sindikatave të USHKM-së tha se në historinë e këtij universiteti, gjendja e të punësuarve kurrë nuk ka qenë më e mjerueshme. Sipas Sindikatës së USHKM-së, në këtë universitet janë të punësuar mbi e 2400 persona. Ndërkohë, në arsimin e lartë numri i përgjithshëm i të punësuarve arrin mbi 4500. Gjatë vitit 2023, punonjësit në universitetet shtetëror kishin dy herë rritje pagash, në bazë të rritjes së pagës minimale. Në muajin maj 18% dhe në muajin shtator 10%.

    Lajmi Paraprak

    Nuk ka stabilizim të situatës me gripin në RMV

    Lajmi i rradhës

    Taravari sonte para banorëve të Gostivarit: zëri i popullit është për bashkëpunim me opozitën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë