Marrëveshja për Qeverinë, në dorë të Alternativës

    Foto: Nistori

    Një marrëveshje preliminare mes grupeve të punës të LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët sot i dorëzohet Alternativës, për të parë nëse partia e Afrim Gashit, është pas ndarjes së re të resorëve dhe marrjes së disa posteve, është e pajtimit të qëndrojë në qeveri. Më herët gjatë ditës, nga Alternativa thanë se nuk kanë njohuri për përmbajtjen e marrëveshjes.

    “Deri më tani nuk kemi pasur asnjë komunikim me përfaqësues të ASH-së lidhur me interesin e tyre për t’u bërë pjesë e shumicës parlamentare kështu që mbetet në të ardhmen të kemi komunikim dhe të shohim se cilat do të jenë pozicionet e tyre dhe tonat në qeverinë e ardhshme, nëse eventualisht vendim për të qenë edhe më tutje për arsye se nuk kemi asgjë konkretë në tavolinë nuk mundemi të komentojmë”, tha Bekim Sali, sekretar i përgjithshëm i Alternativës.

    Palët nuk konfirmojnë nëse kryeministri Dimitar Kovaçevski tashmë ka biseduar me kreun e Alternativës Afrim Gashin dhe cila është përgjigja e kësaj të fundit. Negociatat do të përfundojnë kur Alternativa të thotë fjalën e fundit. Burimet jozyrtare thonë se nëse Gashi nuk pajtohet të qëndrojë në pushtet me ndarjen e re të përgjegjësive, LSDM-ja dhe ASH-ja u rikthehen negociatave për të finalizuar një marrëveshje pa kuadrot e Alternativës në ekzekutiv.

    Jo-zyrtarisht, siç ka informuar dhe më herët Alsat, negociatat u zhvilluan kryesisht për Ministrinë e Drejtësisë dhe të Shëndetësisë. Në mënyrë plotësuese kërkohet edhe pozita e një zv/kryeministri, atë që mban për momentin Fatmir Bytyqi ose një zv/kryeministër të ri për investime të huaja dhe diasporë. Eventualisht, nëse Alternativa lëshon pushtetin, ASH-ja kërkon plus Ekologjinë ose Ministrinë e Shoqërisë Informatike.

    ASH-ja, sipas marrëveshjes preliminare në negociata ka fituar dhe dy zv/ministra dhe disa nga drejtoritë më të rëndësishme, një pjesë të të cilave për momentin janë në dorë të Alternativës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia ka nevojë për dyfishin e infermierëve

    Lajmi i rradhës

    Ligji për lojërat e fatit kaloi filtrin e qeverisë, ashpërsohen kriteret për licenca

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë