Marrëveshja Rusi-Serbi alarmon BE-në, Von Cramon: Të ngrihen bisedimet me Serbinë, hyrja në BE nuk kalon përmes Moskës

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e ka quajtur skandal të rëndë marrëveshjen Rusi-Serbi për koordinimin e politikës së jashtme, të nënshkruar nga ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq dhe atij të Rusisë, Sergey Lavrov.

    Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ministrat e Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Rusisë nënshkruan të premten në Nju Jork planin e konsultimeve të ministrive të tyre për periudhën 2023-2024.

    Një marrëveshje të tillë, Von Cramon e ka cilësuar skandal të rëndë duke thënë se ky është një sinjal se Bashkimi Evropian duhet të ngrijë bisedimet me Serbinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    “Ky është një skandal i rëndë. Në mes të luftës së furishme, Ministria e Jashtme e Serbisë nënshkruan planin për bashkëpunimin e ardhshëm me agresorin Rusinë”, ka shkruar Cramon në një postim në Twitter, transmeton Telegrafi.

    “Ndoshta ky është thjesht një sinjal për ne që të ngrijmë bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian pasi hyrja në BE nuk kalon përmes Moskës”, ka shkruar Cramon.

    Menjëherë pas kësaj marrëveshje ka reaguar analisti amerikan, Janusz Bugajski, i cili theksoi se është koha për të sanksionuar Serbinë pasi Beograd mbështet kriminelët e luftës në Kremlin.

    Bugajski në një postim në Twitter shkruan pyet pse duhet të përfitojë Serbia nga çdo fond apo investim i tatimpaguesve të BE-së.

    “Koha për të sanksionuar Serbinë. Beogradi mbështet kriminelët e luftës në Kremlin. Pse duhet të përfitojë nga çdo fond apo investim i taksapaguesve të BE-së”, shkruan Bugajski.

    Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq përveç që nuk njeh shtetin e Kosovës dhe krimet e bëra nga regjimi i Millosheviqit, mban edhe lidhje shumë të ngushta me federatën ruse, duke nënshkruar edhe marrëveshje bashkëpunimi dhe kjo sipas tij duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore-demokratike.

    Lidhur me këtë ka reaguar edhe Blerim Vela, shef i Kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Ai në një postim në Twitter ka shkruar se Serbia po punon për të harmonizuar më tej politikën e saj të jashtme me Rusinë.

    Shefi i kabinetit të presidentes ka deklaruar se procesi i aderimit të Serbisë drejt Bashkimit Evropian duhet të ndalet.

    “Serbia punon për të harmonizuar më tej politikën e saj të jashtme me Rusinë. Serbia nuk arrin të harmonizojë politikën e saj të jashtme me BE-në dhe shtetet e saj anëtare për Ukrainën. Aderimi i Serbisë në BE duhet të ndalet. Nuk duhet të ketë më dy fjalë në një moment kaq vendimtar për Evropën”, ka shkruar Vela. 

    Lajmi Paraprak

    Ekspertët në Shqipëri për sulmet kibernetike nga Irani: Është një luftë e pashpallur

    Lajmi i rradhës

    Marzha tregtare nuk tregon efekte pozitive në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë