Masa të reja në shëndetësi: “fingerprint” për të ndjekur punonjësit në orarin e punës

    Ministria e Shëndetësisë prezantoi masa më të rrepta për të monitoruar punën e punonjësve të kujdesit shëndetësor, me qëllim sigurimin e punës efikase dhe transparencës.

    Ministri Azir Aliu njoftoi futjen e një sistemi të ri për regjistrimin e orarit të punës nëpërmjet gjurmëve të gishtërinjve dhe theksoi se do të merren masa ligjore kundër institucioneve dhe drejtorëve që nuk i përmbahen rregullave.

    Ai tregoi se i kanë detektuar se sa prej punonjësve shëndetësor punojnë jashtë orarit, sa orë punojnë dhe nëse ato institucione janë në përputhje me kufizimet e përcaktuara me ligj, pasi sipas tij, shumë doktorë punojnë në klinikat private dhe marrin rrogë ne shtetërore për të njëjtin orar.

    “Derisa me këtë ligj, rregullojmë disa aspekte: i pari është ‘tack and trase’ sistemi përcjellja digjitale e gjitha procesit”, tha Azir Aliu.

    Drafti tjetër që e prezantoi Aliu është projektligjin e ri për ilaçet, si pjesë e një reforme më të gjerë të sektorit të shëndetësisë. Sipas tij, ligji i ri synon të modernizojë sistemin e barnave dhe ta sjellë atë në përputhje me standardet evropiane, me fokus në përmirësimin e cilësisë së trajtimit dhe rritjen e sigurisë së pacientit. Zgjidhja ligjore parashikon procedura më të shpejta për miratimin dhe regjistrimin e barnave, duke shkurtuar kohën për disponueshmërinë e tyre, si dhe duke krijuar një sistem për monitorimin e furnizimit dhe parandalimin e mungesave të mundshme. Janë futur edhe sisteme elektronike për gjurmueshmërinë dhe analizën e konsumit, theksoi Aliu.

    “Me këtë ligj forcojmë kontrollin e cilësisë e sigurisë së barnave në gjitha fazat, vendosim procedura më të shpejta dhe më efikase për sigurimin e terapive të reja në shtetin tonë, përmirësojmë sistemin farmako-vigjilencës dhe monitorim të efekteve anësore përmes vendosjes së mbledhjes, ndjekjes dhe analizës së organizuar të sinjaleve të sigurisë nga përdorimi i barnave në shtet”, deklaroi Aliu.

    Projektligjet do të jenë të disponueshëm në Regjistrin Kombëtar Elektronik të Rregulloreve (ENER) nga e hëna e javës së ardhshme, ku publiku do të jetë në gjendje të paraqesë komentet dhe sugjerimet e tij. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Saveski për guvernatorin Sllaveski: po e monitorojmë rastin, do të veprojmë nëse ka bazë për hetim

    Lajmi i rradhës

    ShBA përditëson listën e vendeve më të rrezikshme për amerikanët – në cilin vend renditet Maqedonia e Veriut?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë