MASAKRA NË MLLADENOVAC | Vuçiq: Kërkova kthimin e dënimit me vdekje

    Serbia është tronditur gjatë 48 orëve të fundit me dy tragjedi të njëpasnjëshme – të mërkurën u vranë tetë nxënës dhe një roje në një shkollë në afërsi të Beogradit dhe e dyta gjatë mbrëmjes së kaluar, ku mbetën të vdekur tetë persona në Mlladenovac.

    Pas kësaj ka reaguar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ku u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

    “Për herë të dytë në 48 orët e fundit duhet të flasim dhe çdo fjalë që mund të themi është e vështirë dhe e pamjaftueshme. Sonte u vranë kriminalisht njerëz në rrethinën e Smederevës dhe Mlladenovcit. Jemi të bashkuar në dhimbje dhe pikëllim”, tha ai duke treguar se “sot në mëngjes i propozova Ana Brnabiqit të sjell ligjin e dënimit me vdekje, por qeveria refuzoi shkaku i disa konventave ndërkombëtare”.

    Pas kësaj Vuçiq ka bërë të ditur se çfarë masash do të ndërmerren, raporton nova.

    “Në periudhën e ardhshme do të punësojmë policë të rinj, do të angazhojmë 1000 policë nëpër shkolla, derisa brenda një viti të arrijmë nivelin që dëshirojmë nëpër shkolla. Ne jo vetëm që do ta rritim sigurinë, por do të reduktojmë dhunën në masën prej 80 për qind. Është një gjë e madhe”, tha i pari i shtetit serb.

    “Qeveria do të nxjerrë një konkluzion, e cila do të urdhëron MPB-në që urgjentisht dhe pa procedura të ndryshojë Ligjin për Municionin, i cili do të vështirësonte kushtet për armëmbajtje. Për ta përkthyer – të gjithë njerëzit që kanë armë, ku llogaritet se janë rreth 400 mijë njerëz, do t’i nënshtrohen një testimit të ri”, shtoi ai.

    Vuçiq ka urdhëruar Ministrinë e Drejtësisë që të ashpërsojë dënimet për mbajtjen dhe trafikimin pa leje, të paautorizuar të armëve. “Për shembull, për një kallashnikov, nga dy deri në 12 vjet. Dhe për bomba, granata, deri në 15 vjet burg, me minimumin prej të paktën pesë vjet. Ai që mban armë pa autorizim edhe nga pesë vjet e deri në 12 vjet”.

    Kujtojmë se Uros B. (21) është arrestuar pas një ndjekjeje tetë orëshe në fshatrat e Mlladenovcit.

    Ai mbrëmë ka vrarë me armë zjarri tetë persona dhe ka plagosur 14 të tjerë. Të plagosurit janë duke u trajtuar në spitale. 

    Lajmi Paraprak

    Mjekët kërkojnë paga më të larta, ndryshe do të bojkotojnë punën

    Lajmi i rradhës

    PUBLIKOHET PASURIA E ALBIN KURTIT (DOKUMENT)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë