Sektori i biznesit maksimalisht mbështetet në përpjekjet e institucioneve për të luftuar me virusin, por ata mendojnë se masat aktuale të vendosura nga Qeveria janë të ashpra. Sipas tyre, qendrat tregtare janë pothuajse të zbrazëta, frekuentim është ulur ndjeshëm në krahasim me muajin e kaluar.
“Që nga fillimi i pandemisë, qendrat tregtare dhe dyqanet njëherësh edhe brendet plotësisht i zbatojnë masat për luftë më të madhe kundër virusit. Të punësuarit dhe vizitorët në mënyrë konstante mbajnë maska, kishte kufizime të vizitorëve në dyqane, si dhe sinjalizim në distancë, përdoret dezinfektim, të gjitha sistemet për ventilim rregullisht pastrohen, dezinfektohen. Megjithatë, edhe krahas të gjitha këtyre masave, masa e dytë për persona të vaksinuar plotësisht apo vetëm me një dozë, bëri që qarkullimi të ulet për 40 për qind, që sërish u përballëm me edhe një valë të rënies ekonomike të brendeve tona”, theksojnë nga Feshn Grup.
Siti Moll ka regjistruar humbje të mëdha në 1,5 vitet e fundit, nga fillimi i pandemisë.
“Vetëm për një muaj të ardhurat e dyqaneve janë ulur për 30 deri 49 për qind, pikërisht bënë përpjekje shumë të mëdha ta zhvillojnë punën e tyre sipas rregulloreve. Ndoshta duhet të mendohet për një masë të re të mundshme urgjente, më saktë vizitorët në qendrat e mbyllura të hyjnë me test të shpejtë negativ, siç për shembull në vendet e mëdha evropiane”m sqarojnë nga Siti Moll.
Nga ana e sektorit të biznesit thonë se në këtë mënyrë e vështirëson punën e bizneseve dhe në mënyrë drastike ulet puna në dyqane, si dhe mbyllja e bizneseve të tyre nëse vazhdon me një masë të këtillë. kështu që duhet të gjenden mënyra të tjera që t’i inkurajojnë qytetarët të vaksinohen apo të mundësojnë teste të shpejta me çmime të ulëta.
“Vendet në rajon zbatojnë metoda të ndryshme për motivim të një numri më të madh të qytetarëve që të vaksinohen dhe nuk ka kufizime për hyrje në qendrat tregtare. Dhe ishim dëshmitarë se qeveritë ishin në bashkëpunim me qendrat tregtare ku kishte shumë stacione për vaksinim në qendrat tregtare. Gjithashtu, u propozua bashkëpunim në vendin tonë, por për fat të keq mbeti pa asnjë reagim. Ne e kuptojmë se nuk mundemi t’i kopjojnë vendimet e vendeve të tjera”, reagojnë nga Siti Moll.