MASh pranon kërkesën e nxënësve, testimet do të zhvillohen në klasa

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) dhe Qendra Shtetërore e Provimeve kanë pranuar kërkesën e Unionit të Shkollave të Mesme që provimet e maturës shtetërore të mbahen në ambientet shkollore, përkatësisht në klasa dhe jo në amfiteatrot e fakulteteve.

    Siç njoftoi Unioni, maturantët do t’i nënshtrohen provimeve në shkollat e tyre, me kusht që të plotësojnë standardet e nevojshme për zhvillimin e provimeve. “ Për shkollat që nuk i plotësojnë këto kushte, Qendra Shtetërore e Provimeve do të ofrojë ambiente alternative në bazë të kërkesave të shkollave” thonë nga Unioni i Shkollave të Mesme.

    Vitin e kaluar, provimi i maturës u zhvillua nëpër fakultete dhe salla të shkollave. Kjo masë u mor për të parandaluar kopjimin, dukuri kjo që paraqitet çdo vit.

    Lajmi Paraprak

    120 autobusëve ekologjikë – qytetarët nuk besojnë pa i parë me sy!

    Lajmi i rradhës

    Durmishi nënshkruan vendimin e qeverisë për harmonizimin e pagës minimale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë