MASh pyet prindërit nëse janë për pushim pranveror në vitin e ardhshëm shkollor

    Ministria për Arsim dhe Shkencë ka njoftuar që ka dërguar një pyetësor deri te shkollat dhe prindërit për t’u interesuar edhe rreth asaj nëse duan pushim pranveror në vitin e ardhshëm shkollor.

    “Në rrjedh është përgatitja e kalendarëve për organizimin e punës së shkollave fillore dhe të mesme në vitin shkollor 2024-2025 dhe për përmbledhjen e suksesshme të procesit, me rëndësi të madhe është mendimi i opinionit më të gjerë, rreth asaj se a është i nevojshëm organizimi i pushimit pranveror”, raportoi Ministria.

    Pyetësori është i hapur për të gjithë, për të treguar mendimin e tyre personal rreth nevojën për të pasur pushim pranveror në vitin 2024/25.

    Ministria sqaroi që në rast se do të ketë pushim pranveror, viti shkollor do të përfundojë më 13 qershor, por në rast se nuk do të ketë pushim pranveror, viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor.

    Ndryshe, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut kanë pasur pushim pranveror këtë vit prej 29 prillit deri më 5 maj.

    Lajmi Paraprak

    Antikorrupsioni ka hapur lëndë për Siljanovskën rreth emërimit të zëvendësdrejtoreshës së AI-së

    Lajmi i rradhës

    Katër ushqimet që nuk duhet të kenë vend në tryezë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë