Matthew Lawson, ambasador i ri britanik në Maqedoninë e Veriut

    Matthew Lawson do të jetë ambasadori i ri britanik në Maqedoninë e Veriut, ndërsa vjen në vend të ambasadore Rachel Galloway, mandati i së cilës skadon në korrik të këtij viti.

    Lawson në Shkup vjen pas kryerjes së funksionit të ambasadorit në Dushanbe, Taxhikistan. Në biografinë e tij thuhet se ka kryer funksionin e zëvendës shefit të misionit britanik në Bosnjë dhe Hercegovinë nga viti 2015 deri në 2018, ndërsa ka pasur shërbim diplomatik edhe në Kanada nga viti 2013 deri në vitin 2015.

    Ambasadori britanik ka punuar si shef në njësinë Departamenti për Azinë Jugore dhe Afganistan në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Commonwealth nga 2009-2011.

    Lajmi Paraprak

    “Posta e Maqedonisë” në grevë, kërkohet rritje e pagave

    Lajmi i rradhës

    Gripi i shpezëve dhe lufta në Ukrainë rrisin çmimin e vezëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë