“Posta e Maqedonisë” në grevë, kërkohet rritje e pagave

    Grevë e përgjithshme e punëtorëve të Postës së Maqedonisë me kërkesë për rritje lineare të pagave neto për 3.000 denarë, kanë paralajmëruar sot Sindikata e Postës së Maqedonisë dhe Sindikata e “AD Posta e Maqedonisë së Veriut”.

    Greva do të fillojë në ora 08:00 dhe do të mbahet në vendet e punës në Postën kryesore dhe nëpër degët në mbarë vendin, njoftoi në konferencë për media, kryetari i Sindikatës së Postës së Maqedonisë, Boro Veligdanov.

    Sipas sindikatave, puna e A.D. Posta e Maqedonisë së Veriut do të ndërpritet plotësisht, përveç aktiviteteve të nevojshme që ofruesit e shërbimeve postare duhet t’i ofrojnë pa probleme, në përputhje me nenin 49 të Ligjit për shërbimet postare dhe Marrëveshjen Kolektive në nivel të punëdhënësit, deri në pranimin e kërkesave.

    Sipas Ligjit për shërbimet postare, punonjësit janë të detyruar të respektojnë nenin 49 dhe të sigurojnë pranimin, renditjen dhe shpërndarjen e dërgesave postare që kanë të bëjnë me korrierët e regjistruar, korrierët e regjistruar nga siguria dhe mbrojtja dhe disa dërgesa të tjera të regjistruara të përcaktuara në legjislacion.

    Vendimi për grevë të përgjithshme është marrë më 31mars për shkak të mosrealizimit të kërkesës për paga më të larta.

    Lajmi Paraprak

    Ministri Çupi: Vetëm gjysma e diasporës është regjistruar!

    Lajmi i rradhës

    Matthew Lawson, ambasador i ri britanik në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë