Mbajti fjalim në gjuhën shqipe në PE, dy deputetë dorëzojnë interpelancë ndaj kryetarit të Kuvendit

    Fjalimi në gjuhën shqipe i kreut të Kuvendit Talat Xhaferi, në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlementin Europian, është njëra ndër arsyet që deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe “Të majtës” dorëzuan interpelancë për Xhaferin.

    Ata vlerësojnë se kryeparlamentati, duke folur shqip në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Europian ka shkelur kushtetutën dhe Ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase.

    Dy dorëzuesit e interpelancës ndaj xhaferit janë Dimitar Apasiev nga “E Majta” dhe Gordana Siljanovska nga VMRO-DPMNE.

    Ata thonë se ka më shumë arsye për të cilat Xhaferi duhet të japë llogari para deputetëve dhe të cilat po ashtu janë evidentuar në nismën për interpelancë. Sipas tyre, Xhaferi nuk respekton procedurat sipas Rregullores, nuk vendos rend, nuk zbaton kalendar për seancat dhe ka shkelur ligjet duke lejuar në sallë dy deputetë me vendim për izolim.

    Deri në këto momente, kreu i Kuvendit nuk ka komentuar interpelancën e deputetëve të opozitës./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Merkel: Ka ende shumë punë për anëtarësim të Ballkanit Perëndimorë në BE

    Lajmi i rradhës

    Bie në 130 numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë