Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se gjatë 24 orëve të fundit nga 1.650 testime të realizuara, 6 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.
Nga Instituti i Shëndetit Publik, njoftojnë se në 24 orët e fundit kanë regjistruar 27 pacientë të shëruar, ndërkaq nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri sot (5 korrik) numri i rasteve aktive me COVID-19 është 130.
Gjithnjë sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.716 qytetarë.
Prej tyre, janë shëruar 150.100 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.486 pacientë./Nistori/