Mbërrin në Shqipëri makina e fundit e përdorur nga mbreti Zog, ja si duket

    Ka mbërritur në Shqipëri makina e fundit që Mbreti Zog ka përdorur përpara vdekjes në Francë dhe në Egjipt.

    Pamje të makinës teksa futet në Shqipëri përmes portit të Durrësit janë bërë publike, ku duket një automjet i lashtë i llojit Rover.

    Ky prodhim është i limituar i vitit 1949 , që u përdor nga mbreti Zog deri në vdekjen e tij në Paris në vitin 1961.

    Kjo makinë erdhi në vendin ditë pak ditë më parë nën kujdesin e Ambasadës franceze, asaj shqiptare në Francë dhe koleksionistit pasionant, Renis Bodinaku dhe do të jetë pjesë e muzeut që Bodinaku do të hapë në Tiranë.

    Lajmi Paraprak

    AAA: A do ta arrestojnë edhe atë shitësin e hartave të Maqedonisë së Madhe në sheshin e Shkupit?

    Lajmi i rradhës

    Roli i mbipeshës tek sëmundjet që shkaktojnë plakjen e trurit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë