Mbetjet inerte në Tetovë, pasojë e papërgjegjësisë kolektive

    Edhe pse nga Saubermacher dhe Ndërmarrja Publike Komunale në Tetovë u mundësua grumbullimi pa pagesë i mbetjeve inerte, madje duke i marrë ato në çdo amvisëri, disa banorë të pandërgjegjshëm, vazhdojnë edhe më tej të hedhin mbetje inerte jashtë kontejnerëve. Nga Ndërmarrja Publike Komunale thonë se do të nis aksion për kapjen e personave që hedhin mbeturinat inerte nëpër rrugë, ndërsa po ashtu paralajmërohen edhe padi.

    “Edhe më tej kemi banor të pandërgjegjshëm që hedhin rreth kontejnerëve. Por apeloj te qytetarët që të kenë kujdes sepse do ketë aksion nga inspektorati ku do bëhen edhe fotografime dhe ndaj atyre që hedhin do të ketë edhe padi penale. Andaj, lusim të gjithë që të lajmërohen në telefon sepse ne ua ofrojmë falas shërbimin dhe shkojmë ua marrim inertet në shtëpitë e tyre”, tha Havzi Rizvani. NPK “Tetova”.

    Ndërkohë kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami hodhi poshtë zërat se komuna kërkon një mijë denarë për bartjen e mbetjeve.

    “Ka arsyetime se komuna kërkon nga një mijë denarë, komuna nuk kërkon asnjë cent për mbetjet jashtë atyre komunale, vetëm le të paraqiten dhe shkojmë i marrim deri në shtëpi, sepse me këto veprime e rëndojnë punën e marrjes së mbetjeve. Andaj i lus gjithë që të kujdesemi bashkë për qytetin dhe hapësirat publike”, u shpreh Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.

    Ndërkohë që nga Saubermacher u caktua ky vend për hedhje të mbetjeve inerte edhe atë pa pagesë. Mjafton që qytetarët të kenë të paguara faturat e fundit të mbeturinave”.

    Pikat më kritike në qytet ku hidhen më së shumti mbetjet inerte, janë lagjet jashtë qytetit, ku edhe kontrolli inspektoratit është më i dobët. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ministri Andonoski prezantoi shërbimet që mund t’i marrin qytetarët në formën online

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë