Grubi: Nuk arritëm ta zbatojmë programin tonë në Bujqësi | Hoxha: Përkundër gjithë bllokadave të BDI-së realizova 90 për qind të buxhetit

    Zëvenëdëskryeministri i parë, Artan Grubi në ClickPlus tha se programin e BDI-së në Ministrinë e Bujqësisë nuk kanë arritur që ta zbatojnë. Grubi përmendi disa projekte.

    “Në Ministrinë e Bujqësisë nuk arritëm t’i zbatojmë përcaktimet tona programore për arsye se nuk ecnin përpara projektet të cilat i kishim paraparë. Siç është Raven Reçicë uji, apo penda në Likovë, në Dibër, në Zajaz…. Kishim 6 apo 7 projekte kyçe për programin tonë të cilat nuk po gjenin realizim brenda një viti në Ministrinë e Bujqësisë”, tha Grubi.

    E për këtë i menjëhershëm ishte edhe reagimi i ish-ministrit të Bujqësisë, Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa. Ai nëpërmjet një statusi në Facebook ka shkruar se deri në momentin e dorëheqjes së tij ka realizuar mbi 90% të buxhetit të ministrisë.

    “Për punën time si ministër flet fakti se deri në momentin e dorëheqjes kam realizuar mbi 90% të buxhetit të ministrisë edhe përkundër gjithë bllokadave që ai dhe soji i tij janë munduar t’i bëjnë. Po tek e fundit për fat të mirë, aspak nuk është relevante se çka mendon personi në fjalë”, ka shkruar Arjanit Hoxha në Facebook.

    Lajmi Paraprak

    Juristët: Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publikë në Kosovë nuk mjafton, nëse nuk dihet prejardhja

    Lajmi i rradhës

    Kina shtoi investimet në Ballkan duke i paraqitur me më pak kushte se BE-ja

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë