Mbi 140 ligje dhe akte të tjera kanë ngecur në procedurat parlamentare

    Mbi 140 ligje dhe akte të tjera kanë ngecur në procedurat parlamentare për shkak të mos shqyrtimit të tyre nga trupat amë dhe mos sjelljes së nevojës apo mos miratimit në lexim të dytë në seancat plenare. Trupat punues prej dy vitesh mbajnë pezull të paktën 80 pika, ndërsa për 60 të tjera nuk ka vendosur plenumi.

    Komisioni për sistem politik mbetet trupi punues me numrin më ta madh të pikave të cilat i mban pezull prej shtatorit të vitit 2020 deri në korrik të vitit 2022. Në mesin e ligjeve të ngecura janë Kodi Zgjedhor, Ligji për deputetët, Ligji për gjykatësit kushtetues, ligjet për rrogat e gjykatësve dhe anëtarët e Këshillit Gjyqësor si dhe prokurorëve dhe anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publik. Ndaj punës së kryetares së këtij komisioni, Sonja Mirakovska opozita ka parashtruar interpelancë e cila është vendosur në rend dite por nuk është shqyrtuar.

    Kodi Zgjedhor
    Ligji për deputetët
    Ligji për gjykatësit kushtetues, –  Komisioni për sitëm politike dhe marrëdhënie mes bashkësive.

    Në Komisionin për financa dhe buxhet kanë ngecur 22 propozim-ligje. Trupi punës nuk ka vendosur mbi Ligjin për lojërat e fatit, Ligji mbi policinë financiare, Ligji për prokurimet publike, ligji për huamarrjen nga Banka Evropiane dhe dy raporte vjetore.

    Ligji për lojërat e fatit
    Ligji mbi policinë financiare
    Ligji për prokurimet publike
    Ligji për huamarrjen
    Trupi punues Pika të pashqyrtuara ose
    të ngecura në seanca plenare
    Komisioni për sitëm politike dhe marrëdhënie mes bashkësive 36 pika
    Komisioni për financa dhe buxhet 22 pika
    Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji 19 pika
    Komisioni për shëndetësi 16 pika
    Komisioni për punë dhe politikë sociale 11 pika
    Komisioni për bujqësi, pylltari dhe menaxhimin me ujëra 10 pika
    Komisioni për çështje Evropiane 9 pika
    Komisioni për arsim, shkencë dhe sport 8 pika
    Komisioni për politikë të jashtme 7 pika
    Komisioni për mbrojtje dhe siguri 2 pika
    Komisioni për çështje ekonomike 1 pikë, – Komisioni për financa dhe buxhet.

    Në Komisionin për transport, lidhje dhe ekologji kanë ngecur pa u shqyrtuar 9 raporte dhe 6 propozim ligje. Në mesin e tre ligjeve më të rëndësishme të cilët kanë ngecur në lexim të parë janë Ligji për objektet e ndërtuara në mënyrë jo ligjore, Ligji për ambientin jetësorë dhe Ligji për tokën ndërtimore.

    Ligji për objekte e ndërtuara në mënyrë joligjore
    Ligji për ambientin jetësorë
    Ligji për tokën ndërtimore.

    Në një situatë jo më pak të lakmueshme është edhe Komisioni për shëndetësi. Në mesin e 16 pikave të ngecura janë: Ligji për siguri gjatë furnizimit me gjak, Ligji për mbrojtjen e qytetarëve nga sëmundjet ngjitëse, Ligji për ndërprerjen e shtatzënisë, Ligji për shëndetin mendor etj.

    Në bilancin e bërë nga shërbimet e Kuvendit rezulton që nga viti 2020 deri tani janë thirrur 83 seanca, prej të cilave 54 kanë mbaruar ndërsa 29 të tjera kanë mbetur si seanca të hapura, – Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji.

    Numri i përgjithshëm i seancave: 83
    Seanca të mbaruara: 54
    Seanca të pambaruara: 29, – Raport mbi punën e Kuvendit.

    Njëri nga dy ligjet e rëndësishme të cilët kanë ngecur në procedurë parlamentare të pa miratuar dhe për të cilët kërkohet konsensus prej 2/3 të votave është propozim-Ligji për ndjekjen e komunikimeve i cili është dorëzuar si material në fillim të këtij mandati por pushteti dhe opozita nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për procedimin e tij drejt miratimit.

    Tejkalimi i dallimeve të thella mes taborëve brenda ligjvënësit dhe anashkalimi i mundësive për të abuzuar me procedurat parlamentare si pasojë e lëshimeve brenda Rregullores, pritet të arrihet në kuadër të dialogut të Zhan Monesë, për të cilin kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi mbron idenë se duhet të sjell një Rregullore komplet të re.

    Nga 1 gushti Kuvendi shkon në pushim kolektiv, ndërsa seancë e re plenare nuk pritet para 13 shtatorit. Gjatë gushtit mund të mblidhet Komisioni për zgjedhje dhe emërime për të proceduar përzgjedhjen e gjykatësve kushtetuese. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    ShBA: Nji tentativë me përmbysë demokracinë, faktori Trump!

    Lajmi i rradhës

    Masat kundër Covid-19 në aeroportin e Shkupit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë