Mbi 19 mijë fletëvotime të pavlefshme në rrethin e dytë zgjedhor

    Kutia e votimit. Një qytetar i RMV duke votuar / Fotografia: Nistori

    Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, të mbajtura më 2 nëntor në 33 komuna, janë evidentuar gjithsej 19.287 fletëvotime të pavlefshme për kryetarë komunash, që përbën rreth 5.6% të të gjitha fletëvotimeve të përdorura, përcjell Nistori.

    Sipas të dhënave, nga gjithsej 345.525 votues që morën pjesë në votim, 19.287 fletëvotime u regjistruan si të pavlefshme.

    Ndryshe, pjesëmarrja në zgjedhjet për kryetar komune dhe këshilltar për herë të parë nuk kaloi 50 përqind, as në raundin e parë dhe as në raundin e dytë, duke bërë që këto të jenë zgjedhjet e teta lokale me pjesëmarrjen më të ulët që nga pavarësia e vendit deri më tani. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e studimeve ballkanike

    Lajmi i rradhës

    Fshati i vetëm në RMV që bojkotoi dje zgjedhjet në mënyrë absolute

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë