Mbi 614 mijë të punësuar në RMV, më shumë se gjysma janë burra

    Në Maqedoninë e Veriut në vitin e fundit numri i të punësuarve ka arritur në 614 mijë, ashtu që më shumë se gjysma janë burra.

    “Numri i të punësuarve në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2025 është 614 334, prej të cilëve 330 240 janë burra, ndërsa numri i grave të punësuara është 284 094”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar se numri i të punësuarve ka shënuar ulje për 0.1 përqind.

    “Kjo është rezultat, para së gjithash, i rënies  së numrit të të punësuarve në sektorin e Industrisë përpunuese për 5.2%. Nga ana tjetër, rritje e numrit të të punësuarve është regjistruar në sektorët e Akomodimit dhe veprimtarive të shërbimit ushqimor për 5.5% dhe të Veprimtarive administrative dhe mbështetëse për 3.3%”, raportoi Enti.

    Më shumë të vajza, sesa djem, kemi vetëm në sektorin e veprimtarisë financiare dhe të sigurimit, veprimtaritë profesione, shkencore dhe teknike, në arsim, shëndetësi dhe sektorin e artit, argëtimit dhe rekreacionit. Dallimi më i madh është në shëndetësi, ku kemi 33 mijë vajza dhe 9 mijë djem.

    Lajmi Paraprak

    RMV pritet t’i rregullojë me ligj reklamat politike në rrjetet sociale

    Lajmi i rradhës

    “Lëreni popullin të jetojë” / Qytetarët e Krushevcit pas thirrjeve për bojkotimin e furrës së një shqiptari

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë