Mbi 70 % e shkupjanëve të anketuar, nuk janë të kënaqur me punën e Arsovskës

    Rreth një përqind e shkupjanëve të anketuar janë shumë të kënaqur me punën e kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, derisa 19 përqind janë deri diku të kënaqur nga puna e saj, raportoi Meta. Pesëdhjetë përqind deklaruan se janë shumë të pakënaqur nga puna e saj, ndërsa 21 përqind se janë deridiku të pakënaqur.

    Këtë e tregon anketa e fundit e International Republican Institute (IRI). Anketa është realizua ndërmjet 8 prillit dhe 4 majit, duke marrë 1 204 mostra, 400 prej të cilave nga Shkupi.

    Krahasuar me anketën e mëparshme të IRI-it që ishte realizuar në tetor, këtu ka dyfish rezultate më të këqija për kryetaren e Shkupit.

    Në çështjen nëse Arsovska duhet të rizgjedhet për kryetare të kryeqytetit, 29 përqind kanë pranuar, derisa 53 përqind nuk kanë pranuar diçka të tillë. Në këtë çështje, 18 përqind janë deklaruar që nuk e dinë ose nuk duan të përgjigjen.

    Transporti i qytetit, zhvillimi dhe planifikimi urban, siguria, korrupsioni në qeverisjen lokale, u theksuan në krye të listës së problemeve në Shkup.

    Ndryshe, sondazhi i ri i zhvilluar nga Qendra për Hulumtime Anketuese të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) në Maqedoninë e Veriut tregon mbështetje në rritje për anëtarësim në BE, nivel të ulët të besimit në sundimin e së drejtës dhe dallim në drejtimin e lëvizjes në nivel lokal dhe kombëtar.

    Lajmi Paraprak

    Bislimi dhe Lajçak thonë se ka pajtim për hapat drejt shtensionimit

    Lajmi i rradhës

    Tetova pastron Çairin, e harron veten! (Foto)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë