Mbi 700 shoferë gjobiten për tejkalim shpejtësie brenda një dite

    Ministria e Brendshme gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një kontroll të intensifikuar aksionar në vend për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi mbi shpejtësinë e lejuar, ku janë sanksionuar 731 drejtues mjetesh, përcjell Nistori.

    Nga këto, siç informon MPB-ja, 76 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara, dhe 10 vetura kanë lëvizur me shpejtësi edhe mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. 313 drejtues mjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë në një zonë të banuar dhe 417 jashtë zonës së banuar.

    Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. MPB bën thirrje te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të japin një kontribut të përbashkët për rrugë më të sigurta. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    ASh akuzon MPB-në për diskriminimin dhe ofendimin që ua bën shqiptarëve në njësitin “Tigri”

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët ankohen për çmime të larta të transportit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë