Mbi dy mijë vende të lira në pesë shkollat e mesme të Tetovës

    Nga Sektori për Veprimtari Publike në kuadër të komunës së Tetovës, bëjnë të ditur se në pesë shkollat e mesme komunale janë paraparë që të 2414 vende të lira për të pranuar nxënës në vitin e parë shkollor 2022/2023. Kësisoj, më shumë vende të lira janë paraparë në shkollën e mesme të mjekësisë, ku edhe atje është interesimi më i madh për regjistrim i atyre që përfundojnë arsimin fillor.

    “Në shkollën e Mesme komunale ‘Nikolla Shtejn’ do të ketë 714 vende të lira për regjistrim të nxënësve në vitin e parë. Edhe atë me mësim në gjuhën shqipe janë paraparë 476 vende të lira, me mësim në gjuhën maqedonase 204 vende të lira dhe me mësim në gjuhën turke 34 vende të lira”, njoftoi Nazmi Dauti, nga sektori për veprimtari publike në komunën e Tetovës.

    Ndërkohë, në shkollën e mesme komunale Gjimnazi i Tetovës “Kiril Pejçinoviq’’ do të ketë 510 vende të lira për regjistrim të nxënësve në vit të parë, ku me mësim në gjuhën shqipe ka 408 vende të lira, me mësim në gjuhën maqedonase 102 vende të lira.

    Nga ky sektor bëjnë të ditur se në Shkollën e Mesme komunale Tekstile “Gjoce Stojçevski’’ do të ketë 340 vende të lira për regjistrim të nxënësve në vit të parë. Me mësim në gjuhën shqipe ka 306 vende të lira dhe me mësim në gjuhën maqedonase 34 ka vende të lira.

    Ndërkaq, në shkollën e mesme ekonomike “8 Shtatori” do të ketë 442 vende të lira për regjistrim të nxënësve në vit të parë. Për nxënësit që mësojnë në gjuhën shqipe janë paraparë 340 vende të lira kurse për nxënësit që ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase janë paraparë 102 vende të lira.

    Kurse, në Gjimnazin e dytë në Tetovë “7 Marsi’’ do të ketë 408 vende të lira për regjistrim të nxënësve në vit të parë me mësim në gjuhën shqipe. “Këtë vit sipas informacioneve që kemi, shkollën e mesme e përfunduan 1320 maturant, prej tyre 1060 shqiptarë, 242 maqedonas dhe 100 turq. Ndërsa, në 12 shkollat fillore të komunës së Tetovës, klasën e nëntë e përfunduan 1086 nxënës, prej tyre 861 shqiptar, 202 maqedonas dhe 100 turq”, tha Nazmi Dauti, nga sektori për veprimtari publike në komunën e Tetovës.

    Ndryshe, në çerdhet e komunës së Tetovës procesin edukativo-arsimorë e kanë ndjekur 202 fëmijë të moshës 5 dhe 6 vjeçare, ndërsa prej tyre 117 shqiptarë dhe 85 maqedonas.

    Sipas informacioneve të dikasterit të arsimit në komunën e Tetovës, në vitin shkollorë 2022/23 në klasë të parë pritet që të regjistrohen 849 nxënës, prej tyre 705 shqiptarë, 134 maqedonas dhe 10 turq. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Depolitizimi i Gjyqësorit duhet të jetë prioriteti kryesor e jo digjitalizimi

    Lajmi i rradhës

    Sipas Merkos, Struga është si Zvicra (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë