Mbyllen vendvotimet në Dibër, priten rezultatet e para

    Në Komunën e Dibrës ka përfunduar procesi zgjedhor i rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale.

    Qytetarët e Dibrës sot votuan për zgjedhjen e kryetarit të kounës së tyre, shkruan Nistori.

    Siç njoftuan nga KSHZ, deri në ora 18:30 dalja në Dibër ka qenë 44.46 përqind.

    Ndërsa të drejtë vote në 27 vendvotime, në këtë komuna kanë pasur 19.211 votues.

    Dibra është komuna e vetme në vend që votoi gjatë sitës së sotme, pasi në rrethin e parë asnjëri nga kandiatët nuk e siguroi numrin e nevojshëm të votave për fitore, ndërsa më 31 tetor ishte përsëritur votimi në një vendvotim.

    Në garë në këtë komunë janë Hekuran Duka nga BDI, dhe Bekim Pocesta nga koalicioni ASH-AAA./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Petrovska: Mbetemi të hapur për komunikim të mëtejshëm me partitë që ndajmë vlerat e njejta

    Lajmi i rradhës

    Në Dibër ende numërohen votat, BDI shpall fitore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë