Në Dibër ende numërohen votat, BDI shpall fitore

    Pas mbylljes së vendvotimeve në Komunën e Dibrës, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me numërimin e votave për këtë komunë.

    Ndërkohë, Bashkimi Demokratik për Integrim ka nisur të festojë, pasi sipas tyre, kandidati Hekuran Duka, ka arritur fitore, përcjellë Nistori.

    Hekuran Duka i BDI-së, është në garë me kandidatin e Aleancës për Shqiptarët, Bekim Pocesta.

    Sipas të dhënave të fundit të KSHZ-së, na 40.47 përqind të votave të numëruara, Hekuran Duka ka marrë 1.399, ndërsa Bekim Pocesta ka marrë 1.360.

    Rikujtojmë që Komuna e Dibrës ka qenë e vetmja në të cilën është votuar sot, pasi para dy javëve u përsërit votimi i rrethit të parë në një vendvotim./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mbyllen vendvotimet në Dibër, priten rezultatet e para

    Lajmi i rradhës

    Pocesta për votimin në Dibër: Vërsulja e gjithë Qeverisë na bënë të dyshojmë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë