Mbyllet aeroporti “Adem Jashari” pas kërcënimit me bombë

    Policia e Kosovës bëri të ditur se është mbyllur përkohësisht Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, pasi mëngjesin e 28 dhjetorit ka pranuar informacione për kërcënim me mjete shpërthyese.

    Policia tha se mbyllja e aeroportit u bë për shkaqe sigurie.

    Ndërkaq , zyrtarja e Aeroportit, Valentina Gara, njoftoi përmes Facebook-ut, se pas pranimit për kërcënim me bombë, udhëtarët dhe personeli i aeroportit “janë evakuuar dhe janë të sigurt”.

    “Ekipet e përfshira në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, shkroi ajo.

    Autoritetet e rendit thanë se njësitet policore kanë nisur hetimet dhe do të njoftojnë qytetarët deri në rihapjen për qarkullim të aeroportit. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Merdarja mbetet e mbyllur për qarkullim

    Lajmi i rradhës

    Spitalet gjermane mund të përballen me një valë falimentimi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë