Mbyllet rrethi i dytë i Zgjedhjeve Lokale 2021 në RMV

    Ka përfunduar rrethi i dytë i Zgjedhjeve Lokale 2021 ku qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të zgjedhin 44 krerët e mbetur të komunave të cilat shkuan në balotazh, njofton Nistori.

    Në gjithsej 2481 vendvotime të drejtë vote kishin 1.353.990 qytetarë. Në komunën e Dibrës duhejt të përsëritet vendvotimi 0543.

    Gjithsej 48.81 % e votuseve kanë votuar deri në orën 18:30.

    Në katër njoftimet zyrtare të KSHZ-së rezulton që ka një rritje prej afër 4% të votuesve krahasuar me rrethin e parë të zgjedhjeve.

    Kujtojmë se në rrethin e parë u zgjodhën gjithsej 33 krerë komunash prej 80 sosh. Në 22 fituan kandidatët e VMRO-DPMNE-së, ndërkaq nëntë LSDM-ja. Nga partitë shqiptare, BDI-ja fitoi në tri komuna.

    Votimi i sivjetëm ka përfshirë edhe aparatin biometrik që ka hasur në probleme të shumta. Në disa vendvotime, siç u paralajmërua, procesi do të zgjatë edhe pas orës 19:00 /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Jepet premiera e filmit “I fshehur” me regji të Arsim Fazlia (Video)

    Lajmi i rradhës

    Osmani: Maqedonia e Veriut dëshmoi se ka demokraci të pjekur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë