Mbyten katër emigrantë duke tentuar ta kalojnë Kanalin Anglez

    Migrantë në Mesdhe / Fotografia: Fotografi: DARRIN ZAMMIT LUPI/REUTERS

    Katër emigrantë janë mbytur në ujërat franceze duke u përpjekur ta kalojnë Kanalin Anglez të dielën, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

    Rreth 70 njerëz u munduan të hipnin në një anije të vogël, e cila u përmbys duke tentuar të nisej nga një plazh në orët e hershme të së dielës, sipas mediave franceze.

    Dhjetëra prej tyre u nxorën nga uji nga ekipet e shpëtimit në qytetin Calais në veri të Francës.

    Autoritetet lokale njoftuan se katër emigrantët e mbytur ishin nga Iraku dhe Siria.

    Një person tjetër u lëndua rëndë dhe u dërgua në një spital të afërt në Bolougne.

    Emigrantët hasën në telashe menjëherë pasi anija u nis nga bregdeti francez në drejtim të Anglisë rreth orës 2:00 mëngjesin e së dielës, sipas AFP-së.

    “Pasi anija u nis nga plazhi, njerëzit hasën në vështirësi në ujë për të arritur të hipin në anije”, tha për AFP-në një zëdhënës i prefekturës detare të Francës.

    Një anije patrulluese shkoi në vendin e ngjarjes dhe i gjeti trupat e pajetë.

    Rreth 50 zjarrfikës dhe disa automjete të policisë shkuan në vendin e ngjarjes, po ashtu.

    Dhjetëra të mbijetuar u dërguan në një qendër të komunitetit lokal. /REL/

    Lajmi Paraprak

    NUK KA FORMULARË, POR DUHET TË LËSHOHEN MBI 1 MILIONË PASAPORTA TJERA!

    Lajmi i rradhës

    BE drejt kushtëzimit të anëtarësimit të Serbisë në BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë