NUK KA FORMULARË, POR DUHET TË LËSHOHEN MBI 1 MILIONË PASAPORTA TJERA!

    Nga 2 milionë e 500 mijë qytetarë me nënshtetësi RMV, deri më tani dokumente udhëtimi kanë marrë 1 milionë e 200 mijë qytetarë. Kanë mbetur diku rreth 1 milionë e 300 mijë. Ata nuk mund të jepen deri në shkurt – vlerëson VMRO-DPMNE në një komunikatë, përcjell Nistori.

    “Për këto arsye VMRO-DPMNE do të paraqesë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të hënën për zbatimin e nenit të Ligjit për dokumentet e udhëtimit, i cili i detyron qytetarët që deri në shkurt të ndryshojnë dokumentet e udhëtimit.

    Qeveria bëri rrëmujë duke mos organizuar dot dhënien e dokumenteve të udhëtimit. Për shkak të të paaftëve si Kovaçevski dhe Spasovski, mijëra qytetarë prej dy muajsh presin në temperatura nën zero për disa orë në ditë që të fotografohen për dokumente të reja”, thuhet në deklaratë.

    Nga VMRO shtojnë se, Qeveria ka lënë vendin pa formularë për dokumente personale. Synimi i qeverisë është të krijojë kaos dhe komplikime të mëtejshme.

    Lajmi Paraprak

    Netanyahu: Nuk na ndalon as Haga

    Lajmi i rradhës

    Mbyten katër emigrantë duke tentuar ta kalojnë Kanalin Anglez

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë