“Më ka kërcënuar një zyrtar i lartë i MPJ-së: Do të hakmerrem personalisht ndaj teje”

    Një zyrtar i lartë i Ministrisë për Punë të Jashtme më kërcënoi personalisht”, tha Vanço Gjorgjiev, i cili ishte anëtar i Komisionit të përbashkët historik maqedono-bullgar, por javë më parë ai dha dorëheqje. Ai tha për Sitel tha se ka marrë kërcënime nga një zyrtar i lartë në MPJ për t’u kthyer në komision, përcjell Nistori.

    “Herën e parë më ka kërkuar me telefon që të rishqyrtoj vendimin tim dhe pasi nuk më ka bindur të kthehem në Komision, më ka telefonuar sërish. Biseda ka zgjatur vetëm 43 sekonda dhe ai ndër të tjera më ka thënë “Ta dish këtë, unë do të hakmerrem personalisht ndaj teje”, tregon Gjorgjiev.

    Ai u largua nga komisioni në tetor me arsyetimin se kishte ndikim politik. Përndryshe, nuk ka përparim në bisedimet e historianëve maqedonas dhe bullgarë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Fushatat elektorale të partive kanë ndikuar që të përkeqësohet gjendja epidemiologjike në RMV

    Lajmi i rradhës

    MPJ Maqedoni: Lëshim i pasaportave në Ambasadën në Berlin, shumë efektiv

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë