“Më mirë për Tetovën”: Elitat politike qytetit ia kanë lënë vetëm kafeteritë

    Nisma “Më mirë për Tetovën” sot nëpërmjet një konference për shtyp kanë deklaruar se sheshi i Tetovës është ndër më të shëmtuarit në rajon dhe se rinia e qytetit nuk ka asnjë ambient publike, përveç kafeneve, njofton Nistori.

    “Rinia e Tetovës sot nuk ka asnjë ambient publik përveç kafeterive. Sheshi i qytetit është ndër më të shëmtuarit në rajon dhe më gjerë. Hapësirat publike për aktivitete të ndryshme rekreative, kulturore dhe zbavitëse këtij qyteti shumë i mungojnë. Vitet e fundit ngjyra gri e qytetit është bërë e mërzitshme për të gjithë ne”.

    “Ne duhet t’ia kthejmë jetën dhe ngjyrat qytetit. Me këshillat nga ekspertët e urbanizmit, dizajnit dhe artit do të ofrojmë ide dhe projekte konkrete për të gjitha pikat në qytet. Një energji e re mund ta bejë Tetovën më të mirë për të gjithë ne. Me përkrahje bëhet”, thanë “Më mirë për Tetovën”.

    Nisma këto zgjedhje lokale garon vetëm me listën e këshilltarëve nën numrin votues 93. Bartës liste është Hamdi Sulemani. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pamje të lexuesve nga fillimi i shekullit të 20-të

    Lajmi i rradhës

    Në deponinë “Drislla” edhe pse nuk ka instalim përkatës janë djegur mbeturina të rrezikshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë