“Më mirë për Tetovën”: Kërkesa e Teuta Arifit në lidhje me fushatën ka për qëllim ikjen nga përgjegjësia e 8 shtatorit

    Nisma qytetare “Më mirë për Tetovën” e injorojnë marrëveshjen e kryetares aktuale të Tetovës, Teuta Arifit. Arifi sot ka kërkuar nga kandidatët e partive tjera dhe listat për këshilltarë të nënshkruajnë marrëveshje, me qëllim që fushata zgjedhore të jetë më e shkurtër në kohë për nder të 14 viktimave që humbën jetën në tragjedinë e 8 shtatorit në spitalin modular në Tetovë.

    Nga nisma për Nistori thonë se përvojat e kaluara me kryetaren aktuale me nënshkrime memorandumesh kanë rezultuar me mashtrime.

    “Në këtë fazë për ne prioritet është epilogu i dorëheqjeve. Nuk mund t’i konsiderojmë seriozisht këto trakte parazgjedhore që kanë qëllim vetëpromovimin dhe shpërqëndrimin e opinionit nga përgjegjësia”, deklaron “Më mirë për Tetovën”.

    Për kreun e Tetovës në garë janë Vullnet Murseli i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Teuta Arifi nga BDI, Bilall Kasami nga Lëvizja Besa, Sadi Bexheti nga PDSH dhe Hamdia Elezoviç nga LSDM. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kacarska do të shqyrtojë mundësinë e regjistrimit të seancave në Gjykatën Kushtetuese

    Lajmi i rradhës

    Basha: Shqipëria e ka detyrë të mbështesë Kosovën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë