“Më mirë për Tetovën”: Derisa nuk ka përgjegjësi, Tetova nuk do të ketë qetësi

    Nisma “Më mirë për Tetovën” sot para spitalit modular në Tetovë kërkuan përgjegjësi për tragjedinë që kaploi qytetin e Tetovës ku sot bëhen dy muaj dhe shteti pa asnjë rezultat nga ekspertiza gjermane, njofton Nistori.

    “Sot bëhen 2 muaj nga tragjedia në të cilën humbën jetën 14 pacientë dhe familjarë (në ketë spital). Ende nuk ka asnjë përgjegjësi konkrete, as morale, as penale. Ajo që dëgjuam këto ditë ishte se politikanët janë në gjendje të japin dorëheqje kur humbin zgjedhjet, por jo edhe kur humbin jetën 14 njerëz. Tetova dhe opinioni kërkon të dijë deri ku janë hetimet? Përse Prokuroria lëshoi një pjesë të raportit të krim-teknikës pa treguar edhe raportin e ekspertëve gjermanë? A ishte lëshuar ky raport për të shfajsuar përgjegjësit në periudhën parazgjedhore me kërkesë nga Qeveria? deklaroi Hamdi Sulejmani.

    Nga Nisma thonë se nuk ka ndonjë detaj në lidhje me hetimin e Zyrës së Prokurorit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në lidhje me tenderin dhe spitalet modulare dhe nëse ata i plotësonin standardet themelore të sigurisë, menaxhimit dhe mirëmbajtjes së tyre.

    “Deri sot nuk kemi një përgjigje konkrete se a ka pasur ose jo spitali sistem kundër zjarrit. Fakti që në mesin e viktimave ka edhe familjarë të cilët janë detyruar të kujdesen për të afërmit e tyre, është një akt tjetër kriminal për të cilin prokuroria duhet të kërkojë përgjegjësi penale nga udhëheqësia e spitalit. Hetimet të bëhen pa kursyer askënd, në cilën do qoftë pozitë shtetërore apo partiake të jenë ato. Zero tolerancë për kulturën e pandëshkueshmërisë! Derisa nuk ka përgjegjësi, Tetova nuk do të ketë qetësi” deklaroi Sulejmani. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Atdhetaria dhe pushteti i dështuar

    Lajmi i rradhës

    Skender Rexhepi-Zejdi: Nuk i kam borxh askujt, përveç dinjitetit tim dhe opsionit politik ku unë frymoj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë