Skender Rexhepi-Zejdi: Nuk i kam borxh askujt, përveç dinjitetit tim dhe opsionit politik ku unë frymoj

    Deputeti i Alternativës Skender Rexhepi-Zejd në një deklaratë u shpreh se nuk i ka borxh as Mickskit, as Zaevit e as Ahmetit.

    Ndërkohë i pyetur rreth deklaratës së djeshme të kreut të VMRO-DPMNE-së se gëzon mbështetjen edhe të tij për mosbesimin e qeverisë, Rexhepi  tha se ai do ta testojë bindjen e tij se sa i rri besnik dinjitetit të tij.

    “Ai do ta testojë bindjen time, se sa i rri besnik dinjitetit tim unë. Nuk i kam borxh as Micksokit, as Zaevit, as Ali Ahmetit, as askujt. I kam borxh dinjitetit tim dhe opsionit politik ideal në të cilin unë frymoj. Unë frymoj në një ideal për një shoqëri më të mirë të shqiptarëve, por gjithsesi jo me ata që i urrejnë shqiptarët, ata që i ofendojnë shqiptarët. Këtë nuk e lejoj, ai le ta testoj dinjitetin tim”, tha Zejdi. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Më mirë për Tetovën”: Derisa nuk ka përgjegjësi, Tetova nuk do të ketë qetësi

    Lajmi i rradhës

    Tajsoni gati të vihet në këndin e Anthony Joshua-s

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë