MË MUNGON USHQIMI I SHIJSHËM | E vërteta e regjimit të rreptë që diktohet nga diabeti (Video)

    JETË SIPAS ORËS!

    Mjeti më i fuqishëm në luftimin e diabetit është informacioni, qoftë ky nga ekspertët mjekësorë apo nga tregimet e jetës reale nga ata që jetojnë me këtë sëmundje. Nistori ka ndjekur për së afërmi historinë reale të vajzës nga Tetova, Donika Bakiu.

    Të kesh nivele të larta të glukozës në gjak që në moshë të vogël dhe të bësh regjimin që kërkon Diabeti, sigurisht që nuk është gjë e lehtë si për diabetikun, por edhe prindërit. Historia e Donika Bakiut nuk është një histori tipike e diabetit. Ajo është një shembull kur bëhet fjalë për ndjekjen e këshillave mjekësore. E ka qejf orizin, por me rekomandimin e nutricionistes, tashmë ajo ka ndryshuar stilin e të ushqyerit. Jeta e saj drejtohet nga ora – me vakte, analiza gjaku, insulinë dhe pushim. Të gjitha në një regjim të rreptë të diktuar nga diabeti.

    Donika është një shembull i veçantë i një vajze të re, e cila është e përkushtuar për studimet albanologjike. Çdo ditë mund ta gjeni në bibliotekën e Shtulit. Ajo vazhdon të bëjë jetën e saj që dëshiron, duke u përfshirë në mënyrë aktive në sferën e studimeve. Historia e saj inkurajon të gjithë njerëzit të monitorojnë shëndetin e tyre fizik, por njëkohësisht motivon që shëndeti të mos pengojë rrugën drejt dijes dhe pasionit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Skandali në “Zhan Mitrev”, Sali: Raporti është në fazën e fundit

    Lajmi i rradhës

    Zelensky: Rusia s’ka interesim për të përfunduar luftën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë