Skandali në “Zhan Mitrev”, Sali: Raporti është në fazën e fundit

    Skandali në klikën Zhan Mitrev, ishte një temë që u diskuta në “Programi 200”, në Alsat M. I pyetur për këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali tha se në spitalin “Zhan Mitrev” janë trajtuar 620 raste me hemofiltrim, neve na duhej një metodologji me të cilën do t’i skanonim të gjitha rastet, për të krijuar një pasqyrë të përgjithëshme se çka ka ndodhur në këtë klinikë, përcjell Nistori.

    “Ministria është e lidhur me Inspektoratin sanitar, me “Mall Med”, me odën e mjekëve dhe një komision të cilin e formova, enkas për infeksionet intra-hospitale. Neve na duhet pesë lëndë t’i përmbledhim në një raport të përgjithshëm, i cili do të jetë publik”, tha Bekim Sali.

    Ministri u shpreh optimist, pasi që sipas tij në mënyrë profesionale po e zhivllojnë të gjitha grupet e punës, që kanë të bëjnë me shëndetësinë.

    A do të ndërpriten manipulimet me terapitë në Klinikën e Onkologjisë? Sali: Prokuroria të hapë lëndë

    Sali, tha se prokuroria duhet të ngrejë lëndë në rastin e Klinikës së Onkologjisë me manipulimet që janë bërë me terapitë.

    “Ky është rast konkret dhe prokuroria duhet të ngrejë lëndë dhe ta trajtojë këtë rast. Unë nuk kam shkuar në Klinikë, por i kam kërkuar drejtorit që të jepë dorëheqje, tha Sali.

    Ai theksoi edhe vërejtjet e Ministrisë për këtë Klinikë janë të këtyre tre viteve të fundit, por siç tha ministri është material i mjaftueshëm për prokurorinë.

    Sali: Nuk diskutoj për dorëheqjen time!

    I pyetur se a do të jap dorëheqje nga pozita e ministrit, ai u shpreh se emërimet dhe shkarkimet i bënë kuvendi i partisë, jo individët.

    “Emërimet dhe shkarkimet i bënë kuvendi qëndrorë i partisë dhe jo individë të caktuar të cilët për shkak të mos realizimit të ambicieve të tyre, kërkojnë shkarkim të një funksionari të lartë”, tha Sali, duke shtuar se nuk ka asgjë çka të diskutojë më për këtë temë.

    Hyrja e ASh-së në Qeveri, në koordinim me Ahmetin, për ta qetësuar “Grupin e zjarrit”

    Në lidhje me përfshirjen e Aleancës në qeveri, Sali tha se ende nuk kemi deklaratë të prerë nga Aleanca, për përfshirjen e tyre në qeveri.

    “Cilat janë rrethanat dhe arsyet për zgjerimin e kësaj shumice, a është qetësimi i “Grupit të zjarrit” në BDI, pasi që nuk kemi deklaratë të prerë nga Aleanca, se a janë të interesuar dhe për çfarë arsye mund të jenë të interesuar të jenë pjesë e shumicës parlamentare. Duke patur parasysh se ata kanë thënë se do të përkrahin çdo ndryshim i cili është në interes të integrimeve europiane”, potencoi Sali.

    Ai gjithashtu theksoi se ndoshta është mirë të deklarohen se mos ndoshta kjo është një “ballo” e luajtur me kryetarin e BDI-së, për ta qetësuar grupin e zjarrit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    FATURAT E LARTA TË RRYMËS NË RMV | Qytetarët “hyxhym” pas paneleve diellore

    Lajmi i rradhës

    MË MUNGON USHQIMI I SHIJSHËM | E vërteta e regjimit të rreptë që diktohet nga diabeti (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë