Më shumë gra në biznes

    Gjithnjë e më shumë gratë ne Shqiperi po kërkojnë të përfshihen në biznes, duke ndërmarrë sipërmarrje te reja.

    Kjo përfshirje është parë më së shumti në fushën e shërbimit dhe prodhimit. Përqindja e grave pronare është më e lartë në ndërrmarjet e vogla me 1 deri në 4 të punësuar. Por pavarësisht kësaj, pandemia pati një ndikim ngadalesues të  fuqizimit të grave në biznes. Sipas Instituti të Statistikave 24.1% e ndërrmarjeve ne vitin 2021 kishin pronare ose administratore femer, me një renie prej 1.4 % ne raport me vitin e mëparshëm.

    “Në pandemi u goditën shumë gratë në biznes pasi le të themi që gratë që kanë një biznes, nuk kanë një biznes të madh apo të mesëm, madje shpeshherë nuk kanë as një biznes të vogël por por hyjnë në mikronjësi. Pra janë administratorë të një mikronjësie ku mund të punësohen 3-2 punonjës dhe pandemia goditi pikërisht mikronjësitë dhe ndaj kemi një përqindje më të ulët”, thotë ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi. Ndonëse idetë mund të jenë të shumta, hapja e një biznesi të ri kërkon financim. Ndaj ekspertja e ekonomisë thotë se është e rëndësishme mbështetja nga qeveria për të ndihmuar sipërmarrëset e reja.

    “Forma e parë dhe më e mirë do të ishte ndihma me grante me qëllim që ai plani i biznesit që ka një grua të zhvillohet dhe të behët real. në pamundësi të një granti do të ishte mirë që shteti të ofronte lehtësira fiskale të paktën ne vitin e parë të hapjes së biznesit ose një alternativë tjetër do të ishte që shteti të hynte garant ne marrjen e kredive për biznes ose akoma dhe më mirë me një interes të ulët”, shpjegon Radonshiqi.

    Mbështetja e grave në biznes por dhe e çdo të riu që kërkon të futet në botën e biznesit, ndikon në uljen e papunësisë. Në Shqipëri numri më i madh i sipërmarrësve dhe administratorëve femra është në Tiranë me 32.2% të totalit dhe me i ulëti në Berat me 15.5%. /Tch/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë duhet të hani pas stërvitjes?

    Lajmi i rradhës

    Treni historik i Kërçovës pa përkujdesje, shfrytëzohet nga narkomanët! Banorët kërkojnë të mirëmbahet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë