Treni historik i Kërçovës pa përkujdesje, shfrytëzohet nga narkomanët! Banorët kërkojnë të mirëmbahet

    Ky është treni i vjetër i cili ka kaluar nëpër hekurudhën malore dhe nëpër disa fshatra të Kërçovës nga Shkupi drejt Ohrit.

    Treni i vjetër ju ka shërbyer kërçovarëve përafërsisht nga viti 1923 e deri në vitin 1965, rreth 4 dekada në shërbim të banorëve.

    Për një kohë të gjatë ky tren ka qëndruar në një qoshe të stacionit të trenave, por në vitin 2005 u rinovua dhe u vendos si monument kulturor në hyrje të Kërçovës, i cili ngjalli shumë interes për turistët.

    Por pas vitit 2005 nuk u ndërmor asnjë aktivitet tjetër për mirëmbajtjen e tij. Ai dalëngadalë filloi të ndryshket dhe të demolohet nga banorët e pandërgjegjshëm.

    Banorët e vjetër të Kërçovës të cilët e mbajnë mend trenin e vjetër thonë duhet ruajtur, sepse është i një rëndësie të madhe për kërçovarët.

    “Siç e shihni edhe vetë dyert janë të thyera, brenda flenë persona pa shtëpi, dyert janë të hapura. Në çdo eksponat që e kemi nga koha e kaluar e ruajmë dhe ua përcjellim të rinjve, ndërsa kjo është për të ardhur keq sepse banorët kanë udhëtuar me atë nga Shkupi nga Ohri me këtë tren dhe është për keqardhje sepse e kemi, të mos e kemi nuk ka problem por e kemi pse të mos mirëmbahet”

    “Kjo është histori është kulturë për Kërçovën që të gjithë të kujtojmë se si në atë kohë ka qenë jeta popullata, sepse tjetër transport nuk kemi pasur vetëm gomar dhe kuaj, kemi pasur këtë, ishte i ngadaltë (ngjitje) 01:25 Duhet të mirëmbahet, e kanë lënë kështu shoh të gjithë hyjnë, dalin e thyejnë”

    Nga informacionet që TV21 morri në terren, thuhet se gjatë natës këtu kalojnë persona të pa strehë si dhe narkomanë të cilët e përdorin për tu fshehur dhe për të konsumuar lëndë narkotike. E këtë e tregojnë edhe vetë pamjet ku janë demoluar dyert dritaret dhe brenda ka shume mbetje cigaresh dhe mbeturina të tjera.

    Përgjegjës për ruajtjen e kësaj vlere kulturore dhe historike të Kërçovës është muzeu i Kërçovës. Nga atje për TV21 thanë se treni është demoluar dhe shkatërruar nga faktori njeri, mirëpo ata kanë bërë plane që i njëjti të rinovohet dhe t’i kushtohet më shumë kujdes.

    “Masa për ruajtjen e trenit, muzeu ka marrë vazhdimisht, por nga moskujdesi i faktorit njeri dhe kushteve atmosferike trenit ka pësuar dëmtime të cilat vërehen. Në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Muzeu do të përgatisë projekt për ruajtjen dhe mbikëqyrjen e trenit me video-inçizim ose me persona të cilat do të kujdesen në mënyrë permanente”, thonë nga muzeu i Kërçovës.

    Shpejtësia e këtij treni ka qenë 8 deri 9 km/h ndërsa për të udhëtuar nga Shkupi në Ohër janë dashur 20 orë të plota. Treni është i vjetër mbi 105 vjet. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Më shumë gra në biznes

    Lajmi i rradhës

    DHUNA NDAJ MJEKËVE | Gati 80% e mjekëve keqtrajtohen në vendet e punës në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë