Mehmedi: Aleanca për Shqiptarët është zhgënjyer me koalicionet e deritanishme

    Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Remzi Mehmedi në TV21, duke folur për ngjarjet e fundit në ASh dhe kuvendet e njëpasnjëshme të të dy krahëve, ai tha se kuvendi i mbajtur nga ana e kryetarit Taravari nuk është i rregullt, sepse vetëm kryetari i Kuvendit Qendror mund ta thërrasë atë. I pyetur nëse zotëri Taravari është kryetar i ASh-së, ai u përgjigj se deri të dielën, kur do të mbahet edhe kongresi ai është kryetari legjitim, më pas mund të zgjidhet kryetar tjetër, përcjell Nistori.

    “Zotëri Taravari në aspektin legal deri të dielën është kryetari i Aleancës për Shqiptarët, sepse Taravari mund të vijë dielën në kongres të partisë. Nga e diela nëse kongresi i partisë do të vendosë mbi përgjegjësinë e zotit Taravari, do të zgjedhim një kryetatr të ri dhe më pas do të vazhdojmë me kryetarin e ri dhe gjithçka do të jetë në rregull. Nuk e mendoj se do të ketë edhe kontest gjyqësor, sepse kongresi është ai që vendos”, tha Mehmedi.

    I pyetur nëse ASh-ja do të shkojë e vetme në zgjedhje ose në koalicion, ai tha se aktualisht ata si parti janë të mendimit të shkojnë të vetëm, sepse deri tani ASh-ja ka pasur eksperienca jo të mira dhe është e zhgënjyer nga koalcionimet e deritanishme parazgjedhore.

    “Aleanca për Shqiptarët është tepër e zhgënjyer me koalicionet e deritanishme që kemi pasur, sepse këta që i thonë tani vetes opozitë janë aktorët kryesorë që kanë penguar ndryshimin që ASh-ja është angazhuar fuqishëm. Besa në vitin 2020 shkoj në koalicion me LSDM-në, Alternativa shkeli marrëveshjen politike duke hyrë në Qeveri, Mexhiti ka qenë një eksponent i fuqishëm duke mbrojtur politikat parimore andej”, tha Mehmedi.

    I pyetur nëse vendimi për të shkuar në zgjedhje vetëm, duke u bërë edhe mollë sherri me kryetarin Arben Taravari, ai tha se me këtë vendim së pari i bëjnë nder Aleancës dhe votuesve të saj, pjesa tjetër janë aludime joserioze.

    “Me veprimin tonë në radhë të parë i bëjmë nder Aleancës për Shqiptarët, pastaj atyre që na kanë votuar dhe mbështetur, dhe e gjitha kjo të shkojë në të mirë të shqiptarëve. Këto aludimet, ti bëjmë nder këtij apo atij, janë polemika që nuk janë serioze”, tha Mehmedi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kasami: nëse VMRO kërkon 60 mandate, ne kërkojmë 20 mandate dhe mos e keni hallin e integrimit europian

    Lajmi i rradhës

    NATO bën thirrje për shmangien e fjalorit nxitës lidhur me Kosovën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë