Memeti: Si ndodh që dikush ta prishë kamerën në kufi dhe të vazhdojë të punojë në atë institucion!

    Analisti Ibrahim Mehmeti në emisionin Klan Debat komentoi rastin e fundit të policit në kufirin e Maqedonisë së Veriut ku kërrkoi rryshfet, përcjell Nistori.

    ”Më habit fakti se si janë thyer kamerat dhe kanë qenë jashtë funksionit. Unë nuk e di si funksionon ai institucion atje në kufi, por duket absurde që mund të ndodh dikush ta prishë kamerën dhe të vazhdojë të punojë këtu. Shihet qartë se dikush jo aq i fortë në shtet mund të pasurohet nga rryshfeti dhe korrupsioni.” – deklaron Mehmeti.

    Nga ana tjetër, profesori Bashkim Selmani tha kur kriminaliteti bëhet publik dhe publiku merret me të nuk ka zgjidhje.

    ”Kur kriminaliteti bëhet publik dhe publiku merret me të nuk ka zgjidhje. Së fundmi është krijuar iluzioni tek njerëzit se ata mendojnë që si e si sa më shpejtë, sa më lehtë, sa më shumë të arrihet deri te paraja. Ky është krim dhe kriminalitet, prandaj ne sot nuk e dallojmë këtë dukuri dhe institucionet duhet të merren me këto çështje dhe të jenë sa më profesional.”

     ”Në Maqedoni nuk të merr në dorë askush, përveç parasë dhe vdekjes”, shtoi Selmani. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Do të hamë bukë e djathë, por asnjë presion nuk do të na lëkundë”, punonjësit e arsimit nuk zmbrapsen nga greva

    Lajmi i rradhës

    Rasti “Treska”, Arsovska: Autorët duhet të dënohen

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë