MENAXHIMI ME UJËRAT NDËRKOMBËTAR / Tirana kërkon marrëveshje të re me Shkupin

     Ekspertë nga sfera e ujërave ndërkombëtarë mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë vlerësojnë se paraqiten shumë probleme në bashkëpunimin e dy shteteve kur janë në pyetje ujërat ndërkombëtar. Problemi mund të tejkalohet vetëm nëse Tirana dhe Shkupi arrijnë një Marrëveshje të re për ujërat ndërkufitar, meqë problemi është bëri tani imediatik. Kjo mes tjerëve theksohet nga ana e ekspertes Albana Jeminaj nga Tirana, e cila një kohë të gjatë merret me studimin e këtij problemi.

    Sipas saj, Marrëveshja që aktualisht është në fuqi daton që nga viti 1962 e firmosur nga ana e Shqipërisë dhe Jugosllavisë së atëhershme. “Rishikimi i marrëveshjes në fjalë është shumë e nevojshme dhe patjetër nevojitet një e tillë e re mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, thotë Jaminaj për gazetën Koha, ndërsa kërkon revidim të shpejtë të Marrëveshjes së vitit 1962.

    Ajo potencon se në një periudhë kaq të gjatë dhe në shtete nga të cilët njëri është shpërbërë dhe sot ka disa shtete – mes të cilëve edhe Maqedonia e Veriut, në këtë sferë nevojitet një marrëveshje e re. Rreth këtij propozimi, për gazetën KOHA dha një prononcim edhe eksperti i ujërave ndërkombëtar nga Dibra, dr. Prof. Abdul Koleci. Ai thotë se me të ekspertja Jeminaj potencon se duhet një marrëveshje të re me Shqipërinë.

    “Dokumentet ndërkombëtare për ruajtjen dhe përdorimin e ujërave qartë përcaktojnë mënyrën dhe kushtet. Edhe unë jam i mendimit se nevojitet patjetër një Marrëveshje e re mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, meqë gjatë përdorimit të marrëveshjes mes Tiranës dhe Beogradit, ka patur edhe probleme sidomos në lidhje me devijimin e ujërave. Rasti i lumit Radikë flet qartë kur janë në pyetje devijimet me që ata kanë ndodhur. Sigurisht këtu janë në pyetje edhe lumi Drini i Zi, dhe liqeni i Ohrit dhe ai i Dibrës. Kjo situatë kërkon një marrëveshje të re, e cila do të përgatitet nga ekspertët nga të dyja shtetet”, thotë profesor universitar Abdul Koleci.

    Komuna e Dibrës e cila është komunë kufitare, ka patur probleme me devijim e lumit Radikë, por edhe me mosrespektimin në disa etapa të ujërave lokal, të cilët pastaj derdhen në ujërat e lumenjve dhe përroskave në Shqipëri, shton Koleci. 

    Lajmi Paraprak

    Përgjysmohet numri i lopëve dhe dhenve në RMV

    Lajmi i rradhës

    Ahmeti: Grubi është i përgjegjshëm, do të tërhiqet nga funksionet e BDI-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë