Mërgimtarët e Dibrës në vendlindje për t’u martuar

    Gjatë vitit 2022 vërehet një rritje të numrit të kurorëzimeve në komunën e Dibrës. Sipas sektorit për martesa pranë komunës Dibër, në periudhën janar- dhjetor të këtij viti numri i kurorëzimeve është 138. Është një numër më i madh në krahasim me kurorëzimet të vitit 2021, kur u kurorëzuan gjithsej 115 çifte. Edhe sivjet ka një rritje të numrit të kurorëzimeve të cilët i realizojnë në vendlindje bashkëshortët e rinj që jetojnë dhe punojnë jashtë shtetit.

    Udhëheqësja e sektorit për martesa pranë pushtetit vendor në Dibër, Afërdita Shaini për gazetën KOHA thotë se nga gjithsej 138 kurorëzime, mbi 50 janë kurorëzime që kanë bërë çiftet e rinj që jetojnë kryesisht në Itali, Zvicër, Gjermani dhe shtete të tjera të Unionit Evropian, por që vendlindjen e kanë Dibrën. Shaini potencon se për shkak të pandemisë në vitet 2020 dhe 2021 pati ulje të numrit të kurorëzimeve. Pandemia domethënë ndikoi edhe në sferën e martesave, thotë Shaini dhe shton se gjatë këtij viti vërehet një rritje të martesave mes të rinjve që jetojnë në diasporë në krahasim me vitet e kaluara. Bëhet fjalë për një dëshirë të të rinjve që të kurorëzohen në Dibër. Kur jemi tek martesat mes të rinjve të cilët jetojnë në mërgim, një pjesë e theksuar e tyre janë të rinj të cilët përzgjedhin çiftin nga vendlindja. Kur flasim për kurorëzimet në komunën e Dibrës duhet të theksojmë se banorët të fshatrave Xhepisht dhe Otishan kanë zyrën të bashkësisë lokale ku bëhen kurorëzime, por që ato kurorëzime janë të pakta, respektivisht sivjet vetëm 7 kurorëzime, meqë të rinjtë kryesisht të kësaj ane kurorëzohen më së shumti në Dibër.

    Kur bëhet fjalë për kurorëzimet gjatë vitit 2022 duhet theksuar edhe faktin se mbi 90 për qind të kurorëzimeve të regjistruara, paraprakisht kanë bërë kurorëzimin edhe fetar në Myftininë e Dibrës. Në Myftininë e Dibrës thonë se pas fillimit të pluralizmit në Dibër është traditë që në fillim bëhen kurorëzimet fetare e pastaj bëhen kurorëzimet ligjore. Burimi i njëjtë potencon se nga viti në vit ka një rritje të dukshme të të rinjve që martohen, në fillim t’i bëjnë martesat fetare. Poashtu kur bëhet fjalë për martesat fetare ka shumë çifte që jetojnë në diasporë që gjatë sezonit veror i bëjnë kurorëzimet në Myftininë e Dibrës. Të dhënat të shoqatave të kurbetçarëve dibran që veprojnë në disa shtet të Unionit Evropian thonë se të pakët janë të rinjtë dibran që bëjnë kurorëzime vetëm atje e jo në vendlindje.

    Lajmi Paraprak

    Në ora 00:01 lindi foshnja e parë e vitit

    Lajmi i rradhës

    Kurti: Shtimi i trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, paqe në gjithë Ballkanin Perëndimor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë