Mërgimtarët e Maqedonisë së Veriut do të mund t’i nxjerrin dokumentat online

    Aplikimi për pasaportë të re, dokument udhëtimi, marrje të certifikatës së statusit të shtetësisë, certifikata nga librat amë, të gjitha këto shërbime dhe disa të tjera, mërgimtarët së shpejti do të mund t’i bëjnë online pa pasur nevojë që të shkojnë deri te përfaqësitë diplomatike. Këto sot i bëri të ditur ministri i MPJ-së, Bujar Osmani në kuadër të E-KONSULATA.

    “Qytetarët do të mund të paraqiten, t’i ngarkojnë dokumentat që janë të nevojshme, ndërsa vet programi do të tregojë se cilat dokumenta janë të nevojshme për shërbimin adekuat që pastaj të merrni vërtetim se dokumentat janë të plota ose nëse ka nevojë të shtoni dokumentat e caktuar. Kur merrni vërtetimin, përfaqësia diplomatike konsullore e siguron dokumentin nga Shkupi dhe pastaj nëpërmjet postës ua dërgon në shtëpi ose mund të shkoni edhe vet ta merrni” – deklaroi Osmani.

    🆕 E- KONSULLATA- platformë e digjitalizuar e shërbimeve konsullore, e cila e lehtëson marrjen e një dokumenti të caktuar dhe rrit efikasitetin e Përfaqësive diplomatike-konsullore.
    👉 Me E-KONSULLATË, qytetarët tanë jashtë vendit dhe diaspora mund të caktojnë një termin dhe të aplikojnë për shërbimin konsullor online, me ç’rast do të kursejnë kohë dhe para.
    👉 Në mesin e shërbimeve janë: aplikimi për pasaportë të re, dokument udhëtimi, certifikatë për shtetësi, certifikatë nga evidenca penale, ekstrakte nga regjistrat, vërtetimi i identitetit, leje për transport kufome, certifikatë për gjendjen civile, si dhe të caktohet termin për shërbime tjera konsullore.
    👉 Platforma do të avancohet me kohë, dhe shumica e dokumenteve fazën e radhës do të jenë të disponueshme edhe me postë.

    I gjithë procesi i kërkesës së dokumentit do të zhvillohet në mënyrë elektronike, ndërsa është rregulluar që edhe pagesa për shërbimin konsullor të bëhet në mënyrë elektronike.

    Ndryshe, MPJ këtë javë do të fillojë me pilot projektin, trajnimin e punëtorëve në përfaqësitë diplomatike dhe menjëherë do të fillojë përdorimi i këtij shërbimi.

    Lajmi Paraprak

    Mickoski: Jo ndryshimeve kushtetuese, por zgjedhje të parakohshme parlamentare

    Lajmi i rradhës

    Sqarohet se përse VAR-i kishte të drejtë në anulimin e golit të Ekuadorit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë