Sot shënohet Dita botërore e kancerit, ndërsa vendit këtë ditë e pret në një periudhë kur pothuajse i gjithë besimi në sistemin shëndetësor është lëkundur me hapjen e hetimit për rastin “Onkologjia”, në të cilin të dyshuar janë ish drejtorët mjekësor dhe organizativ të Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev dhe Nehat Nuhi dhe tre mjek – onkologë. Panika dhe mosbesimi te pacientët është i arsyeshëm, ndërsa optimiste nuk janë as numrat në vend, kur bëhet fjalë për mortalitetin, shkruan Meta.mk
Sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik, në Maqedoni pas sëmundjeve të sistemit të qarkullimit të gjakut, neoplazitë malinje me 3.809 raste të vdekjes në vitin 2022, janë shkaktari i dytë më i shpeshtë i vdekjes. Kjo praktikisht nënkupton se, në ditë 10 njerëz në vend e humbin betejën me kancerin. Mortaliteti nga neoplazitë malinje, Foto/ISHP
Në 22 vitet e fundit, rritet edhe numri i vdekshmërisë nga karcinomi. Në këtë mënyrë, në peroudhën 2010-2022, numri i mortalitetit sillet nga 180,3 në 100.000 banorë në vitin 2010, deri në 207,9 në vitin 2022. Numri i mortalitetit nga neoplazitë malinje në periudhën 2010-2022 është më i lartë te burrat në krahasim me gratë. Në vitin 2022, 2.227 burra dhe 1.582 gra kanë vdekur nga kanceri.Të rritet financimi për studim të kancerit dhe të nxitet bashkëpunimi mes hulumtuesve, ofruesve të kujdesit shëndetësor dhe organizatave në bashkësi që të kuptohen dhe t’i zgjidhin dallimet.Në çdo vend të vendoset Regjistër për kancer bazuar në popullsinë dhe në bazë të regjistrin të miratohen vendime për politika dhe ndarjen e resurseve dhe të vlerësohen strategjitë për kontrollë.Të zbatohen strategji efikase nacionale për kancer, të theksohen aktivitetet që duhet të ndërmerren për parandalimin, diagnostifikimin, trajtimin, kujdesi paliativ, kujdesi për mbijetesë, mbledhja e të dhënave dhe ndjekja e kancerit.T’i kushtohet vëmendje vështirësive financiare dhe barrierave me të cilat përballen popullsia me kujdes të pamjaftueshëm.Të kyçen shërbime gjithëpërfshirëse për kancer në pakot nacionale për mbrojtje shëndetësore, të arrihet mbulim universal shëndetësor, i cili përfshin parandalim, skrining, diagnostikë, trajtim (barna, radioterapi, kirurgi), kujdes mbështetës dhe paliativ dhe shërbime për mbijetesë.Të përmirësohet edukimi shëndetësor dhe edukimi i kancerit, të shfrytëzohen materliale adekuate dhe trajnime për orfruesit e shërbimeve shëndetësore për komunikim efektiv me pacientët.Të rregullohet prodhimi, shitja dhe marketingu i produkteve kancerogjene (duhan, alkool, ushqim i përpunuar ultra) përmes rritjes së tatimit, kufizimeve të marketingut, shënim i përmirësuar i produkteve dhe fushatave për edukim publik.Të zbatohen programe rutinore skrining për karcinomet më të shpeshta, të integrohet në programet aktuale për mbrojtje shëndetësore.Të avancohet kujdesi i orientuar ndaj pacientëve, përkatësisht të njihen nevojat e posaçme të të gjitha pacientëve, duke e inkurajuar angazhimin e pacientëve në miratimit të vendimeve.T’i kushtohet vëmendje përcaktuesve socialë të shëndetit, të cilët e pengojnë mundësinë e individit t’i qaset kujdesit për kancer, ballafaqim me paragjykimet dhe supozimet e bazuara në karakteristika e ndryshme shoqërore me bashkësitë për programe më efektive të orientuara ndaj njerëzve.