Mërgimtarët mbushin Strugën, hotelierët fërkojnë duart

    Mërgimtarët që jetojnë në Evropën Perëndimore dhe Amerikë e mbushën Strugën. Bizneset dhe hotelierët vendas kanë më shumë shpresë tek ata. E stimulojnë ekonominë lokale, këtu organizojnë festa të ndryshme, ndaj 90% e kapaciteteve hotelierike janë të rezervuara për evenimente të tilla.

    Biznesmenët struganë thonë se mërgimtarët nuk shpenzojnë më si më parë, por turizmi në qytet ende varet prej tyre. Sezoni turistik është në lulëzim, kështu që përveç mërgimtarëve në Strugë ka edhe turistë nga Holanda, Turqia, Polonia.

    Edhe Struga si Ohri kanë mungesë të personelit dhe problemet dhjetëvjeçare si deponia, qentë endacakë dhe rruga e keqe që të çon nga Shkupi në Strugë mbeten të pazgjidhura.

    Ndonëse Struga prej vitesh ofron shërbime akomodimi dhe hotelerie me çmime më të ulëta, edhe këtë vit këtu vërehen çmime më të larta, veçanërisht për ushqimin në restorantet lokale. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Turizmi në Shqipëri, mangësi nga brenda apo sulme nga jashtë

    Lajmi i rradhës

    Shkollat ku numri i fëmijëve është ulur do të mbyllen

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë