Brenda një viti 1608 viktima të dhunës në familje

    1608 viktima të dhunës në familje janë regjistruar vitin e kaluar, tregojnë statistikat të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Viktima të dhunës në familje kanë qenë 1.119 gra, 274 burra dhe 215 fëmijë.

    Aktualisht në qendrat strehuese janë 58 gra. Organizatat joqeveritare thonë se fatkeqësisht njerëzit bëhen të imunizuar dhe nuk reagojnë ndaj dhunës që dëgjojnë dhe shohin.

    “Dhunë fizike kanë paraqitur 833 viktima, dhunë psiqike 1234 viktima, dhunë ekonomike 36 viktima”, u shpreh Maja Hrostovska nga OJQ “Analitika”.

    Edhe në rajon gjendja është e ngjashme. Gruaja shqiptare fsheh dhunën, e cila është e vështirë të fshihet, thonë Organizatat jo qeveritare nga Shqipëria. Dhunues janë zakonisht babai, vëllau, bashkëshorti ose partneri.

    “Viteve të fundit janë bërë shumë ndryshime janë rreptësuar masat ligjore, janë ratifikuar shumë konventa nga BE-ja , ka pasur edhe reagime të vogla nga ana e shoqërisë civile, nga ana e poullsisë, ka pasur edhe protesta të organizuara, por prap se prap këto nuk janë të mjaftueshme për të bërë një ndryshim ose realisht për të përmirësuar situatën”, theksoi Rexhina Marku, OJQ nga Shqipëria.

    Sipas Organizatave jo qeveritare nga Serbia, dhuna mund të parandalohet vetëm me fuqizimin ekonomik të grave.

    “Situata po përkeqësohet nga dita në ditë dhe statistikat sa vijnë e rriten nga viti në vit. Deri më sot janë vrarë 26 gra nga dhuna në familje. Viktimat janë vrarë nga partnerët apo ish-partnerët e tyre dhe shumica e tyre janë vrarë në muajin korrik. Është e tmerrshme që dhuna nuk i kursen as fëmijët”, u shpreh Ivana Stoshiq nga Qendra Rome për Demokraci nga Republika e Serbisë.

    Sipas hulumtimeve, në 2 vitet pandemisë Covid-19, dhuna në familje është rritur me 36 për qind.

    Lajmi Paraprak

    Pendarovski: Asnjëherë nuk do të udhëtojë në Bullgari për të biseduar për Car Samoilin

    Lajmi i rradhës

    LINI – Një ndër fshatrat më të bukur në Shqipëri, por i lënë pas dore (FOTO)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë