Merkel: Ka ende shumë punë për anëtarësim të Ballkanit Perëndimorë në BE

    Kancelarja gjermane Angela Merkel ka takuar sot për herë të fundit kryeministrat e Ballkanit Perëndimor. Ajo në një konferencë për media në Berlin me temën mbi “Samitin e Procesit të Berlinit në Ballkanin Perëndimor 2021”, ka folur për procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe punën që ato po bëjnë në këtë drejtim.

    Merkel ka potencuar se ka shumë punë për të bërë në procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ndërsa ka bërë të ditur se më 3 tetor në Slloveni do të mbahet një takim për të biseduar për çështje teknike.

    Ajo ndërkaq ka përmendur problemet Kosovë-Serbi dhe Maqedoni Veriore-Bullgari.

    “E dimë që ekzistojnë një sërë problemesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kemi edhe një varg bisedimesh mes Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore dhe na nevojitet shumë angazhim dhe durim. Është interesi i bashkësisë evropiane që bashkëpunimi me vendet e Ballkanit Perëndimor të jetë i mundshëm, dhe natyrisht ka shumë për të bërë për anëtarësimin”, tha Merkel.

    Ajo ka përmendur edhe ndihmën që BE-ja ka dhënë gjatë pandemisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimin për një treg të përbashkët rajonal, duke paralajmëruar se do të punohet që njohja e diplomave të ndodhë sa më shpejt.

    “Gjatë shtatë vjetëve të fundit është arritur diçka dhe ne kemi arritur diçka me disa nga shtetet dhe hapjen e kapitujve të anëtarësimit. Disa procese kemi nisur përsëri. Nuk shkojmë gjithë për një kapitull dhe për shumë shtete të Ballkanit, dinamika është shumë e ngadalshme dhe bashkësia evropiane mendon se vërtet mbetet shumë të punohet. Kur shohim se në cilat formë procesi i vettingut në Shqipëri dhe si shkojnë ato, procesi i anëtarësimit është duke shkuar ngadalë dhe kemi filluar edhe me procesin e Berlinit, dhe është kualitet i ri i bashkëpunimit dhe ndihmës për rajonin, dhe vendet kanë pasur vështirësitë që një kohë të gjatë. Greqia dhe Maqedonia Veriore kanë marrë kohë dhe tani e ka problemin me Bullgarinë, andaj duhet të insistohet më shumë. Diçka është arritur, por ka ende shumë punë”, u shpreh Merkel.

    Lajmi Paraprak

    30 librat që duhet t’i lexoni para se të mbushni 30 vjet

    Lajmi i rradhës

    Mbajti fjalim në gjuhën shqipe në PE, dy deputetë dorëzojnë interpelancë ndaj kryetarit të Kuvendit

    Lajme tjera

    Si ta kurseni rrymën?

    Safete Haklaj jo gjithherë mund ta kursejë energjinë elektrike.Inxhinierja e elektro-energjetikës, e cila bashkë me familjen e saj…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë