Genc Merko, djali i madh i kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko, nuk është më pronar i Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, i cili ofron diploma të arsimit të lartë në disa fakultete, shkruan Faktor, përcjell Nistori.
Që nga muaji i kaluar djali i Merjos i ka lënë tërësisht “Euro College 2007” partnerit të tij Armen Kadriut, gjithashtu biznesmen nga Struga. Ndryshe, “Euro College 2007” është kompani me të hyra minimale, por në të njëjtën kohë edhe pronare e Universitetit Ndërkombëtar të Strugës. Ky universitet rregullisht i sjell Kadriut dhe Merkos të ardhura në vitet e fundit rreth 750 mijë euro në vit dhe fitim të përhershëm prej një çerek milionë eurosh.
Genc dhe Ramiz Merko, si dhe anëtarë të tjerë të rritur të familjes, që nga fillimi i verës u gjendën në të ashtuquajturën listë e zezë amerikane. Që atëherë, ortaku Kadriu pretendonte se ishte pronar i vetëm i universitetit dhe përmes njoftimeve të marketingut shpalleshin si bashkëpronarë të rinj dhe përvetësues të aksioneve.
Universiteti privat është kritikuar rregullisht nga partnerët e koalicionit të qeverisë aktuale si “shitës” të diplomave urgjente, ku siç kanë pretenduar ndër vite, brenda natës diplomohen zyrtarë të ardhshëm, por edhe shumë të tjerë që kërkojnë punësim me një nivel më të lartë arsimimi në sektorin publik.
UNS para verës së 2024 mori akreditim edhe për themelimin e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore, gjegjësisht për infermierët, por më vonë qeveria ia anuloi akreditmin. Nga Ministria e Arsimit atëherë thanë se vendimi është marrë për shkak të nevojës për më shumë punëtorë shëndetësorë në vend dhe se fakulteti do të fillojë me punë nga viti i ardhshëm akademik. UNS ka akreditim për Fakultetin e Shkencave Ekonomike, Fakultetin Juridik, Fakultetin e Teknologjive të Informacionit dhe Fakultetin e Shkencave Politike.
Aktualisht ndaj tij janë gjithsej nëntë raste të tilla të kallëzimeve penale. E fundit ka të bëjë me “punën e pakujdesshme në detyrën zyrtare” dhe shumica e tyre kanë të bëjnë me vendime për prokurime publike, leje dhe koncesione. /Nistori/