Merko, Thaçi e Angjushev në listën e zezë amerikane, Osmani tregon si do të funksionojë ligji i ri

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka potencuar se me ndryshimet e Ligjit për sanksione, Gjykata do të mund të konfiskojë pronë dhe të ndalojë kryerjen e funksionit publik sapo të pranojë aktakuzën. TV21 pyeti Osmanin se si do të ndikojë ndaj personave të cilët tashmë janë në listën e zezë të ShBA-ve, përcjell Nistori.

    Osmani thotë se kategori të ndryshime të sanksioneve të tilla prej karakterit politik dhe ekonomik.

    “Ky Ligj parasheh që shteti të ndërmarrë masa dhe Qeveria t’i japë të gjitha faktet nga këto baza dhe shtete të tjera siç është për terrorizëm dhe për poliferim të armëve”, tha Osmani.

    “Gjykata do të mund të konfiskojë pronë dhe t’ia ndalojë një individi të kryejë funksion publik” – Osmani flet për Ligjin për masa restriktive

    Osmani theksoi se Ligji për masa restriktive është një hap për të luftuar korrupsionin, i cili do të jetë në përputhje me rezoluta ndërkombëtare.

    “Ne shtuam në qëllimet e Ligjit, se bëhet fjalë edhe për luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të shërbimit, kërcënimeve hibride. Në zgjidhjen ligjore aktuale si bazë për vendosjen e masave restriktive nga ana e shtetit janë tre: Rezolutat e detyrueshme nga ana e Këshillit të Sigurisë së KB, aktet juridike të BE-së dhe aktet bilaterale të shteteve tjera por vetëm për terrorizëm dhe proliferim. Ne shtuan se për këto qëllime, si bazë për zbatimin e masave restriktive, i miratojmë edhe aktet juridike të ShBA-ve dhe aktet juridike të Mbretërisë së Bashkuar”, tha Osmani.

    Sqaroi edhe procedurën e zbatimit të tij.

    “Në zgjidhjen aktuale ligjore si lloj i masave restriktive janë embargo për armë, ndalesë për hyrje, masa financiare. Tani e shtojmë ngritjen e procedurës penale dhe ndërmarrjen e masave për siguri. Kur do të ketë akt të këtillë juridik, MPJ, MPB dhe PP, i propozojnë Qeverisë të miratojnë vendim edhe për masat tona restriktive. Nëse është për korrupsion, keqpërdorimi i pozitës zyrtare, Qeveria është e detyruar, gjegjësisht organi propozues t’i dërgojë të gjitha faktet të cilat i ka grumbulluar nga burimi i restrikcionet deri te PP. PP e është e obliguar të hapë procedurë penale dhe nëse ngrit aktakuzë, dhe gjykata e pranon, atëherë Gjykata mund të sjellë masa të përkohshme të sigurisë – edhe atë ndalesë për kryerjen e funksionit publik, përfshirë dhe kandidimin në zgjedhje dhe konfiskim të pronës dhe masa të tjera financiare”,shtoi Osmani.

    Ndryshime në Ligjin e Sanksioneve / Edhe para aktgjykimit, gjykata do të mund të konfiskojë pronë

    Ministri Osmani thotë se tërheqja e Ligjit për Sanksione është hap administrativ, e jo politik. Paralajmëron se me ndryshimet e ligjit, me vetë aprovimin e aktakuzës nga ana e Gjykatës, do të mund të shqiptohen sanksione për konfiskim pronash, ndalesë për ushtrim të një funksioni publik ose marrje pjesë në tenderë nëse bëhet fjalë për person juridik.

    “Kur do të ketë një akt të tillë juridik, qoftë nga Bashkimi Europian, Këshilli për Siguri, nga SHBA apo Britania e Madhe, Ministria e Jashtme, MPB, Prokuroria Publike etj, saktësisht është përshkruar se cilat institucione i propozojnë Qeverisë dhe Qeveria të marrë një vendim për masat tona restriktive. Nëse bëhet fjalë për korrupsion, keqpërdorim të pozitës zyrtare, organi që propozon të gjitha faktet që ka grumbulluar nga burimi i kufizimit t’i çojë në Prokurori. Prokuroria është e detyruar të hapë procedurë penale dhe nëse ngre aktakuzë, e Gjykata e pranon atë, atëherë Gjykata mund të marrë masa të përkohshme sigurie, e këto janë dy: ndalesë për ushtrim të një funksioni publik, përfshirë edhe kandidimin për zgjedhje, dhe e dyta – konfiskim i pronës, si dhe masa të tjera financiare. Por, këto vendime i merr Gjykata”, deklaroi ndër të tjera Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Protestuesit në Çashkë kërkojnë dislokimin e paraleles shqipe

    Lajmi i rradhës

    Hiqni lagështirën nga shtëpia me këto metoda natyrale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë